Video

20/11/2014 08:18:14

12 tė arrestuar pėr energjinė gjatė operacionit sot

Janė kryer kontrolle tė pėrbashkėta Polici – OSHEE nė 1.376 raste






TIRANĖ, 19 Nėntor /ATSH-Gjergji Mima/ -Policia e Shtetit, nė bashkėpunim me OSHEE, kanė vijuar sot kontrollet e pėrbashkėta nė tė gjithė vendin pėr tė identifikuar dhe vėnė para drejtėsisė autorėt e lidhjeve tė paligjshme tė energjisė dhe vjedhjes sė energjisė elektrike. Nė tė gjithė vendin kanė vepruar 83 grupe tė pėrbashkėta Polici – OSHEE. Si rezultat i kontrolleve tė kryera nė terren, nė abonentėt biznes dhe familjarė, janė arrestuar 12 persona, tė cilėt akuzohen pėr vjedhje tė energjisė elektrike si dhe janė shpallur nė kėrkim 5 persona tė tjerė. Janė kryer kontrolle tė pėrbashkėta Polici – OSHEE nė 1.376 raste. Si dhe janė ndėrprerė 951 lidhje tė paligjshme tė energjisė dhe abonentve debitorė. Janė arrestuar nė flagrancė 3 pronarė biznesesh pėr rilidhje tė paligjshme tė energjisė pėr herė tė dytė. Gjatė ditės sė sotme janė kontrolluar 183 kabina elektike dhe abonentėt qė furnizohen me energji elektrike nga kėto kabina, si dhe janė ushtruar kontrolle edhe nė kabinat e kontrolluara mė parė, ku u konstatuan 3 rilidhje tė paligjshme pėr herė tė dytė. Grupet e pėrbashkėta Polici e Shtetit – OSHEE, do vijojnė ēdo ditė kontrollet kabinė mė kabinė , tek ēdo abonet biznes apo familjarė si dhe do rikontrollojnė pėrsėri zonat e kontrolluara mė parė.

HermesNews - ©2014

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 293 here