Video

03/11/2014 14:45:59

Atentat biznesmenit

Policia nis hetimet pas atentatit qė ndodhi pranė autostradės Tiranė - Durrės






TIRANĖ - Policia e Tiranės, seksioni ndaj krimeve kundėr jetės ka nisur njė proēedim penal pėr njė atentat me eksploziv tė ndodhur nė njė godinė nė ndėrtim pėr qėllime biznesi, depo farmaceutike, pranė autostradės Tiranė - Durrės. Lėnda eksplozive u vendos nė njė godinė nė pronėsi tė biznesmenit Nexhat Sheshi nga qyteti i Shkodrės. Nga shpėrthimi i tritolit raportohet se nuk ka pasur tė lėnduar nė njerėz, kjo edhe pėr faktin se ngjarja ndodhi nė njė zonė disi tė veēuar dhe nė orėt e para tė mėngjesit. Prej disa kohėsh 54-vjeēari vepronte nė fushėn farmaceutike, por nė pak sekonda biznesi i tij ka ikur nė ajėr. Sipas burimeve tė policisė, mendohet se lėnda plasėse tė ketė qenė nė sasi tė madhe, pasi edhe dėmet materiale janė tė shumta. Bashkė me forcat e policisė nė vendin e ngjarjes mbėrritėn edhe ekspertė tė kriminalistikės dhe prokurorė tė kryeqytetit. Pistė kryesore nga ku policia ka pėrqendruar hetimet e saj ėshtė edhe ajo e konkurrencės. Pas ngjarjes, ekspertėt e policisė kanė marrė nė pyetje pronarin e depos farmaceutike, i cili nė rrėfimin e tij ka deklaruar se nuk ka konflikte tė hapura me asnjė person. Gjithsesi, pėr krimin e ndodhur mėngjesin e ditės sė djeshme janė marrė nė pyetje edhe persona tė tjerė qė ndodheshin nė afėrsi tė objektit qė shpėrtheu, pėr tė hedhur dritė mbi autorėt e mundshėm. Nė ditėt nė vijim pritet qė tė pyeten kryesisht punonjės tė sigurisė sė objekteve pėrreth, pasi kjo zonė ėshtė e mbushur me kompani private qė operojnė nė fusha tė ndryshme tė biznesit.

HermesNews - ©2014

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 674 here