Video

17/11/2014 19:22:31

PD, s'ka fonde pėr investime

Ardian Turku: Qarku i Elbasanit, asnjė shpresė pėr investime nga buxheti






ELBASAN - Nga investimet madhore publike tė filluara mė parė, pėrsa i takon boshtit tė jugut i cili kalon nė territorin e qarkut tė Elbasanit, nuk ka asnjė gjurmė nga qeveria qė do tė fillojė tė konturohet gjurma ndėrkohė qė dikur ka qenė e planifikuar qė nė vitin 2014 e nuk ka asnjė shenjė qė do tė nisė as nė vitin qe po vjen. Pohimi u bė nga demokrati Ardian turku gjatė diskutimeve tė sotme pėr projektbuxhetin e vitit 2015, nė selinė e PDsė.

"Atostrada Elbasan – Tiranė vazhdon punimet me ritme shumė tė ulėta", tha ai. "Nuk ka anjė plan apo fond nga buxheti pėr investime tė reja a tė mėdha pėr kėtė qark tė madh si Elbasani. Ska asnjė shenjė te investimeve tė parashikuara qė nga planet e vitit tė shkuar. Pėrsa i pėrket transfertės sė pakushtėzuar qe ėshtė njė ēlirim shumė i madh pėr funksionet e pushtetit local, edhe pėr qarkun e Elbasanit ashtu si dhe nė qarqet e tjera, ka njė zvogėlim krahasuar si me vitin e kaluar, apo ato tė mėparshmit qė fillonin nga masa 12-13% pėr bashkinė e Elbasanit deri nė 35% nė disa komuna apo bashki tė tjera."

"Pėr vitin 2014 u ndoq politika e pėrqendrimit tė investimeve me fondet e komitetit e pėr zhvillimin e rajoneve vetėm nė qytetin e Elbasanit duke lėnė jashtė investimeve 6 bashki tė tjera tė qarkut tė Elbasanit si dhe pothuaj tė gjitha komunat. Projektet e nisura mė parė janė lėnė nė gjysėm.
Ska asnjė shpresė as nė kėtė projekt buxhet, pėr investime tė tjera. Ka pėrqendrim tė buxhetit pėr bashkinė qėndrore duke lėnė jashtė komunat dhe bashkitė e tjera. Bujqėsia ka ngelur tamam nė pikėn e hallit. Nė njė vit e gjysėm, nuk ka vazhduar asnjė subvencion pėrkarshi fermerėve. Eshtė thėnė se kėto subvencione do tė orientoheshin drejt fabrikave apo individėve qė duan tė merren me pėrpunimin nė infrastrukturė tė kėtij lloji, por deri mė tani ėshtė bėrė vetėm njė treg i ri nė qendėr tė Elbasanit i cili zėvendėsoi njė treg mė tė vjetėr tė mėparshėm por funksional."

"Prodhimet po mbeten rrugėve, ashtu si ai i duhanit nė Dumre, gjė qė ėshtė bėrė shumė problematik si dhe po i bie cilėsia pasi ėshtė magazinuar dhe pret, ndėrkohė qė premtimet e qeverisė ishin qė do tė rritej cmimi apo do evadoheshin nė Greqi. Ndėrkohė qė, dhe kompania qė ishte tashmė ėshtė larguar prej pak javėsh. Asnjė investim nuk duket nė kėtė buxhet pėr sistemet e kullimit, pėr sistemet e vaditjes qė do tė thotė se nė fund tė fundit bujqėsia ngelet si mos mė keq. E vetmja prirje pozitive ėshtė ajo qė nuk vjen nga projekt buxheti, por nga rritja e prodhimit tė bujqėsisė pėr arsye tė subvencioneve gjatė viteve tė kaluara duke sjellė sigurisht nė vitet e ardhshme rritje tė prodhimit. Njė problem pėr t’u ngritur ėshtė ai i projektit tė parashikuar nė qeverinė e mėparshme pėr ngritjen e rrjetit tė ujit tė pishėm. Ujėsjellėsi i ri i zonės sė Dumresė qė do tė mbulonte 5 komuna dhe njė bashki, jo vetėm, qė nuk u fillua gjatė 2014 por nuk ka gjasa tė fillojė as gjatė vitit 2015."

"Infrastruktura nė tė gjitha sektorėt e saj nuk do tė financohet si duhet por ka njė amulli shumė tė madhe e do tė na duhet tė presim gjatė vitit 2015 nėse do tė ketė mundėsi qeveria qė tė kryejė ndonjė investim nė ndonjė komunė apo bashki. Njėsitė vendore janė totalisht tė paqarta. Taksėn e biznesit tė vogėl nuk e vjelin dot vetė. Qeveria dėshtoi nė mbledhjen e saj pasi ka mbledhur mė pak se sa mblidhnin vetė njesitė vendore. Taksa ku mbėshtetet rritja e buxhetit vendor nga politika qeveritare e tanishme, taksat e pronės, janė me njė pikėpyetje tė madhe pasi nuk janė dixhitalizuar akoma dhe mungon lidhja e drejtėpėrdrejtė me hipotekat . Pra nuk ka asnjė shans qė tė mblidhen mė teper. Kryetarėt e njėsive vendore nuk dinė si do tė sigurohen tė ardhurat pėr shėrbimet mė minimale bazė edhe pagat e institucioneve tė tyre nga ana tjetėr. Eshtė njė gjendje e mjerueshme qė me zgjedhjet qė do tė bėhen nga vjeshta nuk dihet se si do tė shkojė qeverisja vendore atje ku ofrohen drejtėpėrsėdrejti shėrbimet ndaj qytetarėve."

komunikatė pėr shtyp

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 604 here