Video

22/10/2014 14:16:57

Kalojnė mallra kontrabandė, pranga tregtarit dhe doganierit

Ėshtė arrestuar nė flagrancė tregtari Pėllumb Murati 49 vjeē me banim nė Elbasan si edhe Bashkim Prenēi me banim nė Tiranė me detyrė inspektor i antikontrabandės









ELBASAN - Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 shtetas, ndėrsa po heton nė gjendje tė lirė 2 tė tjerė, pasi akuzohen se pėrmes korrupsionit dhe bashkėpunimit kanė kaluar nė pikėn kuftiare Kapshticė mallė kontrabandė pėr tė pėrfituar tė ardhura nė rrugė tė paligjshme. Ėshtė arrestuar nė flagrancė tregtari Pėllumb Murati 49 vjeē me banim nė Elbasan si edhe Bashkim Prenēi me banim nė Tiranė me detyrė inspektor i antikontrabandės pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, pasi akuzohet pėr veprėn penale “ ushtrimi ndikimit tė paligjshėm nga persona qė ushtrojnė funksione publike”. Arrestimi i tyre sqarojnė burimet, u bė pasi mbasditen e tė martės Pėllumb Murati ka kaluar nė Pikėn e Kalimit Kufitar tė Kapshticės duke transportuar me kamionin e tij, tip Benc, me targė EL 3814C njė sasi konfeksionesh ndėr to, 1000 xhupa, 1000 pantallona xhins, 1000 pulovrasi edhe 39 goma, pa paguar tarifėn doganore tė rregullt, pra duke i kaluar kontrabandė nga Greqia pėr nė territorin shqiptar. Nga hetimi i pandėrprerė i kėsaj ngjarjeje dyshohet se tregėtari ka paguar 140.000 lekė tė reja punonjėsit tė kotrabandės shtetasit Bashkim Prenci, nga i cili ka marrė leje pėr tė vijuar mė tej rrugėtimin e tij. Gjithashtu ka nisur proēedimi penal nė gjendje tė lirė edhe ndaj dy doganierėve mė Doganėn e Kapshticės shtetasve, Hodo Cane me detyrė pėrgjegjės turni nė doganė si edhe Basfi Toska me detyrė doganierė, pasi dyshohet se nuk kanė kryer detyrėn e tyre pėr kontrollin e mjetit tė tregėtarit.

HermesNews - ©2014

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 745 here