Video

18/11/2014 17:57:47

A u mori leje prindėrve pėr tė bėrė betejėn e postit ?

Shkarkohet drejtorja e shkollės ''28 Nentori'', Albana Bushati, nxėnėsit lėnė mėsimin deri nė orėn 14:00 (?!)






SHKODER - Kjo ėshtė hera e parė qė nxėnėsit e gjimnazit mė tė vjetėr nė vend "28 Nėntori", hedhin firmat nė letėr pėr tė qėndruar drejtoresha e shkollės nė detyrė. Nuk ka mjaftuar peticioni. Ata kanė lėnė mėsimin pėr njė ditė dhe janė shpėrndarė, njė pjesė shumė e vogėl pėr tė protestuar, pjesa tjetėr nėpėr kafe.

Prindėrit a ishin njoftuar ? Ēfarė do tė ndodhte nėse atyre do t'u ndodhte diēka jashtė, gjatė kohės qė nuk ishin nė shkollė, por nė rrugė ?

Drejtorja e shkollės Albana Bushati pas dy vitesh nė kėtė post, ėshtė zėvendėsuar nga Zija Vukaj, por kjo nuk ka kaluar pa zhurmė. Krahu i djathtė i drejtores sė arsimit nė Shkodėr Aferdita Haka, Arbi Brahusha, ka patur njė takim aspak tė qetė nė zyrėn e Bushatit qė nuk ka paralajmėruar pėr largimin e nxėnėsve nga bankat e shkollės.

Haka, pas njė takimi qė ka patur me qeverinė e nxėnėsve tė shkollės, te cilet po bėjnė njė betejė qė ėshtė mė shumė se e tyre tyre, abuzive ndaj tyre, tha se reforma nė arsim ka pėr tė prekur dhe shkolla tė tjera dhe se kjo protestė ishte e pėrdorur.

Nxenėsit kanė dorėzuar njė peticion nė Drejtorinė Arsimore e cila nuk e ka marrė parasysh, por fakt ėshtė se njė grup protestuesish minorenė, sot morėn pjesė aktivisht nė njė reformė e cila shkon pėrtej tyre.

Pyetja ėshtė a janė tė informuar tė paktėn aq sa drejtoresha e shkollės pėr tė ?

HermesNews - ©2014

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 750 here