Video

14/11/2014 17:23:17

Arrestohet Drini Aliko

Ndalimi i tij u bė pėr arsye se ky shtetas ishte person i shpallur nė kėrkim, pasi mė datė 21.06.2014, nė karburantin e tij “IP”, si dhe mbrapa karburantit qė ėshtė njė sipėrfaqe toke e blerė nga Drini Aliko, nė rrugėn Kordhocė- Lazarat , mbi ish ndėrtesat e Pularisė, janė gjetur dhe sekuestruar nė cilėsinė e provės armė luftarake tė kalibrit tė ndryshėm






TIRANĖ - Policia e Gjirokastrės ka arrestuar shtetasin Drini Aliko i shpallur nė kėrkim “Nė vijim tė punės pėr kapjen e personave tė shpallur nė kėrkim , Specialistėt e Sektorit Kundėr Krimit tė Organizuar nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr, mė datėn 14.11.2014, nė njė lokal nė aksin rrugor Gjirokastėr – Kordhocė poshtė fshatit Lazarat , kanė bėrė kapjen dhe ndalimin e shtetasit Drini Aliko, vjeē 36, banues nė Lazarat,Gjirokastėr, i cili nė momentin e kapjes nuk ka bėrė rezistencė ndaj policisė”, thuhet nė njoftimin e Policisė.

“Ndalimi i tij u bė pėr arsye se ky shtetas ishte person i shpallur nė kėrkim, pasi mė datė 21.06.2014, nė karburantin e tij “IP”, si dhe mbrapa karburantit qė ėshtė njė sipėrfaqe toke e blerė nga Drini Aliko, nė rrugėn Kordhocė- Lazarat , mbi ish ndėrtesat e Pularisė, janė gjetur dhe sekuestruar nė cilėsinė e provės armė luftarake tė kalibrit tė ndryshėm, granata dhe municione tė ndryshme, tritol , e lėndė narkotike, tre automjete, nėntė gėzhoja arme zjarri luftarake, armė dhe mjete tė cilat dyshohet se janė perdorur nga ky shtetas e persona tė tjerė pėr tė kundėrshtuar me armė forcat e policisė gjatė zhvillimit tė aksionit kundėr kultivimit tė Cannabis Sattiva nė fshatin Lazarat”, thekson Policia.

Sipas Policisė, “Ndalimi kėtij shtetasi u bė pėr veprat penale “Vrasja e punonjėsve tė policisė e mbetur nė tentativ e kryer nė bashkėpunim”, ”Prodhim dhe shitje e lėndve narkotike” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armėve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 79/b-22 e 25,283,e 278/3 i K. Penal. Materialet i kaluan Prokurorisė pėr Krime tė Rėnda Tiranė”.

HermesNews - ©2014

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 690 here