Video

07/10/2014 18:05:06

Polakėt, top turistė nė Sarandė

12 mijė turista nė njė vit, turizėm






SARANDE - “Saranda ėshtė rritur si destinacion turistik dhe ėshtė njė nga qytetet mė atraktive nė rajon”. Ky ka qėnė vlerėsimi i parė qė ka shprehur nė njė shqipe tė pastėr Marek Jeziorski, ambasador i Republikes sė Polonisė nė Tiranė, nė takimin me Kryebashkiakun e Sarandės, Stefan Ēipa. Diplomati polak tha se kjo ishte vizita e tij zyrtare nė Sarandė, por se e njeh dhe e admiron kėtė qytet, pėr tė gjitha atraksionet qė ka. Pasi u njoh me prezantimin e Sarandės nga Kryebashkiaku Ēipa e sidomos pėr vendin kryesor qė zėnė turistėt polake nė tėrėsinė e flukseve tė turistėve tė huaj, ambasadori Jeziorski tha se ėshtė impresionuese qė numri i tyre shkon nė 12 mijė vetė. Ai tha se ėshtė nė mbėshtetje tė autoriteteve lokale pėr ta bėrė Sarandėn edhe mė tė promovuar e mė tė frekuentuar, pasi shprehu konsideratė pėr rritjen e nivelit tė infrastrukturės dhe rritjėn e cilėsisė sė shėrbimeve jo vetėm hoteliere. Ai tha se Saranda ėshtė tėrheqėse nė disa shikime, duke u ndalur nė faktin qė edhe rrethinat e saj ofrojnė mundėsi tė shumta pėr turizėm kulturor, historik etj. Diplomati polak ka shprehur dėshirėn pėr njė promovim mė tė mirė tė gjuhės polake nė Sarandė, ndėrkohė qė nga zoti Ēipa iu tha se gjuha polake do tė shtohet nė versionet e pėrkthimit tė guides sė re turistike tė Sarandės, pėrderisa polakėt zėnė vėndin e parė nė numrin e turistėve tė huaj. Zoti Marek Jeziorski ka mirėpritur propozimin e zotit Ēipa pėr tė mbėshtetur vendosjen e marrėdhėnieve tė binjakėzimit me njė prej qyteteve tė Polonisė, me pėrparėsi turizmin, pėr tė pėrfituar nė mėnyrė mė tė drejtpėrdrejtė nga eksperienca polake.

HermesNews - ©2014

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 766 here