Video

13/11/2014 16:14:04

Vushtri, fillon emetimi i tabelave

Ky projekt parashikon vendosjen e rreth 2600 tabelave, me rreth 1300 emėrtime tė rrugėve dhe ėshtė financuar nga Qeveria e Norvegjisė






PRISHTINĖ - Komuna e Vushtrrisė, nė Kosovė, bashkė me Agjencinė Kadastrale tė Kosovės po realizon projektin pėr vendosjen e tabelave me emėrtimet e tė gjitha rrugėve tė Komunės sė Vushtrrisė, nė kuadėr tė sistemit tė adresave. Emėrtimi i rrugėve ėshtė bėrė nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisė me propozim tė njė komisioni tė veēantė tė themeluar nga kryetari i komunės, i cili pėrbėhej nga anėtarė profesional, pėrfaqėsues tė shoqatave tė dala nga lufta si dhe pėrfaqėsues tė tė gjitha subjekteve politike. Ky projekt parashikon vendosjen e rreth 2600 tabelave, me rreth 1300 emėrtime tė rrugėve dhe ėshtė financuar nga Qeveria e Norvegjisė. Deri mė tani janė vendosur rreth 990 shtylla dhe rreth 808 tabela apo rreth 50% e punėve tė planifikuara”, thuhet nė njoftimin e cituar nga KosovaPress. Kryetari i komunės sė Vushtrrisė, Bajram Mulaku, nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė Drejtorėve ka kėrkuar nga drejtoritė e pėrfshira nė projekt qė t’i njoftojnė qytetarėt qė e pengojnė realizimin e projektit, se do tė merren tė gjitha masat e nevojshme ligjore qė tė sanksionohen sipas legjislacionit nė fuqi. Nė njoftim thuhet se pėr ēdo rast tė dėmtimit tė kėtyre shtyllave apo tabelave do tė ngritėn hetime dhe do tė pasojnė dėnimet e merituara.

HermesNews - ©2014