Video

22/10/2014 14:21:53

Thaēi, Takimi Rama-Vuēiē, mesazh pėr paqen

''Nė kuadėr tė kėsaj vizite Kosova do tė vazhdojė tė luajė rolin e vet aktiv, dinamik, pozitiv dhe bashkėpunues me tė gjitha vendet e rajonit, gjithmonė nė frymėn euroatlantike''









PRISHTINĖ - “Takimi mes kryeministrit tė Shqipėrisė, Edi Rama dhe atij tė Serbisė, Aleksandėr Vuēiē, nuk do tė kishte efekt vetėm pėr kėto dy vende, por do tė kishte njė mesazh tė qartė pėr paqen, stabilitetin dhe tė ardhmen euroatlantike tė gjithė rajonit”, theksoi kryeministri Thaēi nė mbledhjen e qeverisė sė Kosovės. Kryeministri Thaēi u shpreh se “nė kuadėr tė kėsaj vizite Kosova do tė vazhdojė tė luajė rolin e vet aktiv, dinamik, pozitiv dhe bashkėpunues me tė gjitha vendet e rajonit, gjithmonė nė frymėn euroatlantike”. Fillimisht, kryeministri Thaēi, dy vjet nga fillimi i bisedimeve nė nivel tė lartė Kosovė-Serbi, vlerėsoi se Marrėveshja e Brukselit e 19 prillit tė vitit tė kaluar “ka qenė shembull dhe model edhe pėr vendet e tjera tė rajonit, qė tė komunikojnė e bashkėpunojnė me njėra-tjetrin”. Qeveria e Kosovės vazhdon punėn deri nė krijimin e qeverisė sė re tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare tė para mė shumė se katėr muajve, 8 qershorit.
Kjo ėshtė mbledhja e 201-tė, pas asaj tė 15 tetorit, kur qeveria e Kosovės, e mandatit tė dytė tė Kryeministrit Thaēi, mbajti mbledhjen e 200-tė me radhė.

HermesNews - ©2014