Video

15/10/2014 16:35:29

Pėrurohet laboratori i pyjeve

Pajisja e Institutit pėr Pyje me kėtė laborator, i cili ėshtė inauguruar sot, ėshtė mbėshtetur financiarisht nga Agjencioni Pyjor i Kosovės






PEJĖ - Nė Institutin e Pylltarisė nė Pejė, i cili funksionon nė kuadėr tė Ministrisė sė Bujqėsisė tė Qeverisė sė Kosovės, sot u bė pėrurimi i laboratorit tė pyjeve. Ky projekt ėshtė realizuar nga Agjencia Pyjore e Kosovės nė bashkėpunim me FAO-n. Me funksionalizimin e laboratorit pėr hulumtime aplikative nė pylltari, po krijohen mundėsitė pėr mbrojtjen e shėndetit tė pyjeve dhe pėr ndėrmarrjen e masave adekuate nė parandalimin e sėmundjeve dhe dėmtuesve pyjor. Pajisja e Institutit pėr Pyje me kėtė laborator, i cili ėshtė inauguruar sot, ėshtė mbėshtetur financiarisht nga Agjencioni Pyjor i Kosovės. Kryeshefi i Agjencisė Pyjore tė Kosovės, Ahmet Zejnullahu, u shpreh se viteve tė fundit, sė bashku me donatorėt e huaj kanė bėrė investime tė mėdha nė sektorin pyjor nė vend, tė cilat sipas tij kanė ndikuar edhe nė ngritjen e kapaciteteve tė prodhimit tė fidanėve nė fidanishten e kėtij agjencioni nė Pejė. Funksionet dhe detyrat e laboratorit pėr hulumtime aplikative nė pylltari, do tė realizohen sipas planit nacional pėr monitorimin e shėndetit pyjor.

HermesNews - ©2014