Video

10/10/2014 20:09:03

Fillon ndėrtimi i spitalit nė Mitrovicė

Ky objekt nuk do tė fillonte sot, po tė mos ishte pėrkushtimi nga Shoqata Humanitare ‘Nėna Terezė’ nga Gjermaniia






MITROVICĖ - Nė qytetin mė tė madh verior tė Kosovės, Mitrovicė, nisėn sot punimet pėr ndėrtimin e spitalit tė fėmijėve. Nė ceremoninė e fillimit tė punėve me mjete tė siguruara nga Shoqata Humanitare “Nėna Terezė”, nga Gjermania, kryetari i Komunės sė Mitrovicės jugore, Agim Bahtiri, tha se ky ėshtė njė objekt shumė i rėndėsishėm shėndetėsor, qė i ka munguar qytetit. “Ky objekt nuk do tė fillonte sot, po tė mos ishte pėrkushtimi nga Shoqata Humanitare ‘Nėna Terezė’ nga Gjermania, kryesia e saj, kryetari Shaqir Gashi dhe veprimtari i saj i dalluar Fazli Gashi”, u shpreh mirėnjohės kryetari i komunės sė Mitrovicės jugore. Spitali pėr fėmijė do tė ketė njė sipėrfaqe prej rreth 1200 metra katrorė dhe do tė kushtojė 531 mijė euro, ndėrsa punimet pritet tė pėrfundojnė brenda tre muajve.

HermesNews - ©2014