Video

10/10/2014 14:27:49

Nė Kosovė nuk ka Ebola

Nuk ka vend nevojė pėr panik, por qeveria do tė izolojė tė gjithė udhėtarėt qė vijnė nga vendet e prekura






(18:38) Nė Kosovė nuk ka asnjė rast tė sėmurė dhe asnjė rast tė dyshuar me Ebola, deklaroi sot pasdite nė njė konferencė pėr mediat Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike. Nuk ka nevojė pėr panik duke e ditur se virusi nuk po pėrhapet pėrmes ajrit por gjatė kontaktit tė afėrt me gjakun. Ministri i Shėndetėsisė, Ferid Agani tha se sėmundja e Ebolės po paraqet njė kėrcėnim global dhe institucionet e vendit kanė ndėrmarra masat pėr parandalimin e saj, duke e ditur faktin qė Kosova nuk ėshtė ishull i izoluar.

"Fatmirėsisht ne nuk kemi shumė frekuencė tė fluksit tė qytetarėve tanė nė kėto vende subsahariane, por rastet kur dikush vjen nga kėto vende nė Kosovė, atėherė bėhet izolimi minimumi pesė ditė, si masė parandaluese. Dhe, nėse ka shenja tė sėmundjes, natyrisht shkojnė nė Klinikėn Infektive ku njė pjesė ėshtė e izoluar", ka thėnė ministri Rexhepi.


PRISHTINĖ - Parandalimi i Ebolės nė Kosovė ishte nė qendėr tė njė takimi tė zhvilluar sot mes Kryeministrit Hashim Thaēi dhe ministrit tė Shėndetėsisė, Ferid Agani si dhe ministrit tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi. "Pas lajmit shqetėsues nga Maqedonia se njė pacient qė ka ndėrruar jetė aty, dyshohet te kete qenė i infektuar me virusin Ebola, vendosa ngritjen e njė grupi pune tė posaēėm ndėr-institucional", bėri tė ditur sot kryeministri Thaēi. Pasditen e sotme ministri i shėndetėsisė Agani, ministri i punėve tė brendshme Rexhepi, si dhe drejtori Ekzekutiv i Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike, Naser Ramadani do tė mbajnė njė konferencė pėr shtyp ku do tė flasin pėr masat pėr parandalimin e Ebolės nė Kosovė.

HermesNews - ©2014