Video

01/10/2014 16:06:37

Katėr muaj pa konsensus

Nė seancėn e nesėrme, tė 2 tetorit, pritet qė partitė politike nė Kosovė tė gjejnė formulėn e koalicionit qeverisės






PRISHTINĖ - Partitė politike tė Kosovės pas 4 muajsh nga koha kur u mbajtėn zgjedhjet e pesta parlamentare, nė 8 qershor, nuk po arrijnė tė dalin nga ngėrēi politik i krijuar. Nė seancėn e nesėrme, tė 2 tetorit, pritet qė partitė politike tė gjejnė formulėn e koalicionit qeverisės. Gjatė ditės sė djeshme, Presidentja Jahjaga zhvilloi njė sėrė takimesh tė veēanta me liderėt e partive parlamentare tė PDK-sė, AAK-sė, LDK-sė, Nisma, Vetėvendosja si dhe me Listėn Serbe, me tė cilėt diskutoi lidhur me ēėshtjen e krijimit tė institucioneve tė vendit. Ndėrsa lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj, deklaroi pas takimit tė zhvilluar mes LDK-AAK-NISMA dhe Vetėvendosja se “zgjidhja mund tė gjendet vetėm pas debatit nė Kuvend”. Zgjedhja e Kryetarit tė Kuvendit dhe e nėnkryetarėve tė Kuvendit ėshtė pėr herė tė tretė nė rendin e ditės tė legjislaturės sė pestė tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare tė 8 qershorit nė Kosovė. Seanca konstituive do tė mbahet tė enjten e 2 tetorit nė orėn 10:00. Zgjedhja e kandidatit tė koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, Isa Mustafės, pėr Kryetar tė Kuvendit, pas ndėrprerjes sė seancės konstituive nga kryesuesja, nė 17 korrik, me 65 vota pro dhe 18 abstenime, ėshtė anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovės. Nė 18 shtator, nė vazhdimin pakminutėsh tė seancės konstituive, kandidati i koalicionit parazgjedhor tė PDK, Arsim Bajrami, mori 44 vota pro, tė pamjafueshme pėr t’u zgjedhur Kryetar i Kuvendit tė Kosovės 120 anėtarėsh.

HermesNews - ©2014