Video

27/09/2014 16:37:28

Jahjaga takon ministrin e vatikanit

Sekretari pėr marrėdhėnie me jashtė i Selisė sė Shenjtė, kardinali Pietro Parolin u interesua pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė






PRISHTINĖ - Presidentja e Republikės sė Kosovės,Atifete Jahjaga u takua sot nė New York me sekretarin pėr marrėdhėnie me jashtė tė Selisė sė Shenjtė, kardinalin Pietro Parolin. Presidentja Jahjaga e vlerėsoi lart vizitėn e Papa Francesku nė Shqipėri dhe porositė e tij pėr paqen dhe mirėkuptimin ndėrmjet njerėzve. Presidentja Jahjaga tha se Kosova, qė prej shpalljes sė pavarėsisė sė saj mė 2008, ėshtė shndėrruar nė njė faktor tė rėndėsishėm tė paqes dhe tė stabilitetit si dhe promovuese e fqinjėsise sė mirė. Ajo tha se Kosova ėshtė e ndėrtuar mbi parimin qytetar dhe vlera mė e madhe e saj ėshtė toleranca fetare e kultivuar ndėr shekuj. Presidentja Jahjaga tha se trashėgimia kulturore e fetare e Kosovės ėshtė pasuri e madhe e vendit nėn pėrkujdesjen e institucioneve dhe tė vetė qytetarėve tė Kosovės. Duke vlerėsuar procesin e konsolidimit ndėrkombėtar tė vendit, Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot ėshtė e pranuar nga 108 vende tė botės dhe se pranimi nga Vatikani do tė kishte njė rėndėsi tė veēantė. Sekretari pėr marrėdhėnie me jashtė i Selisė sė Shenjtė, kardinali Pietro Parolin u interesua pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė, pėr dialogun ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė pėr normalizimin e marrėdhėnieve, si dhe pėr perspektivėn evropiane tė Kosovės dhe gjithė rajonit.

HermesNews - ©2014