Video

18/09/2014 16:37:00

OSBE e shqetėsuar pėr gazetarėt

Ėshtė absolutisht e papranueshme qė gazetarėt t’i ekspozohen presionit tė vazhdueshėm dhe kėrcėnimeve me vdekje






PRISHTINĖ - Shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dhe Pėrfaqėsuesja e OSBE-sė pėr Liri tė Mediave, Dunja Mijatovic, kanė shprehur sot shqetėsimin e tyre nė lidhje me sigurinė e gazetarėve nė Kosovė dhe kanė dėnuar kėrcėnimet e fundit me vdekje ndaj Artan Haraqisė, gazetar i portalit tė lajmeve Indeksonline. “Ėshtė absolutisht e papranueshme qė gazetarėt t’i ekspozohen presionit tė vazhdueshėm dhe kėrcėnimeve me vdekje. U bėj thirrje agjencive pėr zbatim tė ligjit qė tė bėjnė tė pamundurėn pėr tė siguruar qė ata qė paraqesin kėrcėnim ndaj tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe sigurisė sė gazetarėve, tė sillen para drejtėsisė”, tha Schlumberger. Nė njoftimin pėr shtyp theksohet se Haraqija ka punuar me Visar Duriqin, gazetar i Gazeta Express, nė njė raport tė pėrbashkėt me temė “Grupet radikale myslimane qė operojnė nė Kosovė”. Ai ka marrė kėrcėnimet e fundit me vdekje pas paraqitjes sė tij nė emisionin “Rubikon” tė KTV-sė dy ditė mė parė. Haraqija i ka raportuar kėto kėrcėnime nė polici mbrėmė, ndėrsa Duriqi i kishte raportuar kėrcėnimet ndaj tij mė herėt. “Ky ėshtė kėrcėnimi i dytė ndaj njė gazetari nė Kosovė kėtė muaj. Liria e mediave dhe liria e shprehjes janė tė drejta themelore tė njeriut dhe duhet tė mbrohen”, tha Mijatovic. Misioni i OSBE-sė nė Kosovė ka pėr mandat mbrojtjen dhe promovimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit tė sigurisė publike.

HermesNews - ©2014