Video

18/09/2014 16:32:57

Seminar per tregun e energjise

Pėr dy ditė mė radhė, nė kėtė konferencė do tė diskutohet pėr zhvillimin e tregut tė energjisė dhe sfidat e ardhshme tė kėtij sektori






PRISHTINĖ - Konferenca “Tregu i Energjisė nė Evropėn Jug-Lindore 2014”, e organizuar nga Evroenergie, ka mbledhur sot nė Prishtinė, pėrfaqėsues tė institucioneve dhe kompanive nga Kosova, rajoni e mė gjerė, si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare dhe financiare, si Banka Botėrore, Komuniteti i Energjisė etj. Pėr dy ditė mė radhė, nė kėtė konferencė do tė diskutohet pėr zhvillimin e tregut tė energjisė dhe sfidat e ardhshme tė kėtij sektori. Nė hapje tė Konferencės, ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, tha se hapja e tregut tė energjisė nuk ėshtė njė proces qė mundet tė bėhet shumė thjeshtė, por kjo kėrkon pėrgatitje tė gjatė dhe nė nivelin evropian. Ai tha se Kosova ėshtė shumė e pėrkushtuar qė tė jetė pjesė e njė tregu evropian tė energjisė dhe do tė bėjė shumė qė t’i kontribuoj kėtij tregu, duke pėrmendur kėtu ndėrtimin e kapaciteteve njerėzore dhe fizike, siē ėshtė edhe linja 400 kV me Shqipėrinė, e cila ka filluar tė ndėrtohet. Ambasadori i Mbretėrisė sė Bashkuar, Ian Cliff tha se hapja e tregut energjetik nė Evropėn Jug-Lindore ėshtė njė detyrė parėsore pėr vitet e ardhshme dhe kjo do tė sjellė pėrfitime pėr rajonin. Konferenca “Tregu i Energjisė nė Evropėn Jug-Lindore 2014” vazhdon punimet edhe nesėr.

HermesNews - ©2014