Video

18/09/2014 14:35:21

LDK-AAK-Nisma e VV: Qeverine e vendosim ne

Deklaratė e pėrbashkėt e partive politike nė Kosovė






PRISHTINĖ - Koalicioni LDK-AAK-Nisma pėr Kosovėn dhe Lėvizja Vetėvendosje, pas vazhdimit sot tė seancės konstituive, nė njė deklaratė tė pėrbashkėt “konstatojnė dėshtimin e PDK-sė pėr tė zgjedhur Kryetarin dhe pėr tė konstituuar Kuvendin nė Legjislaturėn V”. “Plot 100 ditė qė prej datės sė mbajtjes sė Zgjedhjeve tė pėrgjithshme ishin tė pamjaftueshme pėr PDK-nė qė tė krijojė shumicėn nė Kuvend. Sot, shumica absolute, pra 61 deputetė, ishin kundėr propozimit tė PDK-sė, kandidati i tė cilės mori vetėm 44 vota”, theksohet nė deklaratė. Mė tej shtohet se, “Koalicioni i shumicės parlamentare konstaton se ndėrprerja e Seancės nga kryesuesja, deputetja Brovina, pa e respektuar tė drejtėn e deputetėve tė koalicionit tė shumicės pėr fjalė, ishte jokorrekte”. “Koalicioni i shumicės parlamentare konsideron se, duke u bazuar nė pikėn 127 tė Aktgjykimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr rastin Nr. KO 119/14, tė 26 gushtit 2014, e ka tė drejtėn, mundėsinė dhe zgjidhjen pėr tė konstituuar Kuvendin e Republikės sė Kosovės dhe pastaj pėr tė vijuar me formimin e Qeverisė sė re”, pėrfundon deklarata e pėrbashėt pas njė takimi. “PDK-ja pret qė tė reflektojnė partitė e tjera qė tė zgjidhet ngėrēi politik”, citohet Brovina nga media. Ndersa, sipas deputetes sė LDK-sė, Vjosa Osmani, tani “vullneti i shumicės dihet, PDK duhet tė lėshojė rrugė”. Ajo ka shtuar se nuk pret ndėrhyrjen e ndėrkombėtareve. Udhėheqėsi i subjektit serb me 9 deputetė, Aleksander Jabllanoviē, ka thėnė se koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma “nuk do ta ketė pėrkrahjen e Listės Srpska pėr aq kohė sa me ta do tė jetė VV-ja”.



HermesNews - ©2014