Video

16/09/2014 17:03:39

Kosova ju thotė mirėdita nė Beograd

Starton festivali ''Mirėdita, Dobar dan !'' nga 18 deri nė 21 shtator






PRISHTINE - “Kosova ju thotė mirėdita”, titullohet veprimtaria kulturore, qė do tė zhvillohet gjatė kėsaj jave nė kryeqytetin e Serbisė, Beograd. Organizatorėt bėjnė tė ditur se, festivali “Mirėdita, Dobar dan!”, i cili mbahet nė Beograd nga data 18 deri mė 21 shtator, ka pėr qėllim njohjen e publikut serb me skenėn kulturore tė Kosovės. Synimi i organizatorėve ėshtė qė ky festival tė vazhdojė tė organizohet nė mėnyrė tradicionale, duke kontribuar nė vazhdimėsi nė vendosjen e paqes sė pėrhershme dhe normalizimin e marrėdhėnieve mes Kosovės dhe Serbisė. “Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botėror, ėshtė simbol i tė kaluarės sė pėrbashkėt, pėrmes tė cilės, me tė gjitha sfidat, arritjet dhe keqkuptimet, ka shėrbyer si frymėzim pėr themelimin dhe realizimin e kėtij festivali”, thekson njoftimi. Vizitorėt e kėtij festivali do tė kenė mundėsinė qė tė njihen me skenėn kulturore tė Kosovės – teatėr, film, muzikė dhe artet vizuale. Pėrveē paraqitjeve artistike, festivali do tė organizojė debate publike, tė cilat do tė ekzaminojnė marrėdhėniet kritike midis Prishtinės dhe Beogradit, nga pikėpamja e tė kaluarės, si dhe nga perspektiva e bashkėpunit nė fushėn e ekonomisė, tregtisė, arsimit, kulturės, sportit, sektorit civil dhe tė gjitha segmenteve tė tjera tė shoqėrisė. Festivali organizohet nga: Integra (Kosovė), Iniciativa Qytetare (Serbi) dhe Qendra pėr Politika (Serbi), si dhe mbėshtetet nga forum ZFD pėr Ballkanin Perendimor, Fondacioni i Kosovės pėr Shoqėri tė Hapur – Soros.

HermesNews - ©2014