Video

15/09/2014 15:20:38

Tahiri nė konferencė tek arbėreshėt

Nė kėtė Konferencė ku morėn pjesė autoritete tė larta politike dhe fetare arbėreshe tė Kalabrisė






- Zv/kryeministrja nė qeverinė e Republikės sė Kosovės, Edita Tahiri zhvilloi njė vizitė tek Arbėreshėt e Italisė, ku nė Kalabri nė qytetin Frasnitė mori pjesė nė aktivitetet kulturore tė arbėreshėve, me ftesė tė Eparkisė Arbėreshe tė Kalabrisė dhe tė Bibliotekės Pan shqiptare “Antonio Belushi”.

Tahiri mori pjesė nė Konferencėn pėrgatitore pėr shėnimin 100 vjetorit tė Eparkisė sė Kuvendit tė Ungrės, ku u festua nė Frasnitė tė Kalabrisė edhe tetėdhjetė vjetori i lindjes sė veprimtarit tė shquar arbėreshė Antonio Belushit, bėhet e ditur nė njoftimin e sapodėrguar sot.

Nė kėtė Konferencė ku morėn pjesė autoritete tė larta politike dhe fetare arbėreshe tė Kalabrisė dhe pėrfaqėsues nga Shqipėria, zv/kryeministrja Tahiri mbajti njė fjalė rasti, ku nė emėr tė qeverisė sė Kosovės vlerėsoi lartė gjithė popullin arbėresh pėr angazhimet e tyre tė pareshtura pėr tė ruajtur dhe kultivuar identitetin kombėtar shqiptar.

Gjatė kėsaj vizite tė delegacionit kosovar, sekretari i Ministriė sė Administrimit tė Pushtetit Lokal, Besnik Osmani zhvilloi takime tė ndara me kryetarėt e bashkive tė Frasnitit dhe Ēiftit, ku u bisedua pėr vendosjen e bashkėpunimit mes kėtyre komunave dhe atyre nė Kosovės.

HermesNews - ©2014