Video

14/08/2014 12:22:16

DY ARRESTIME PĖR TERRORRIZĖM

Nė pranga imami i xhamise El-Kuddus nė Gjilan dhe L. K, nga fshati Polac, (Skenderaj)






PRISHTINĖ - Dy persona janė arrestuar sot nga forcat e sigurisė nė Kosovė, nėn akuzat pėr terrorrizėm. Pas disa muajsh hetime dhe pas arrestimit tė katėr personave gjatė muajit Qershor nė Kaēanik, policia ka filluar njė operacion pėr zbatimin e urdhėr kontrollit nė dy lokalitete nė Gjilan dhe Skenderaj.

Gjatė ketij operacioni ka arrestuar (Z. Q, viti i lindjes 1980, imam nė xhaminė El-Kuddus nė Gjilan, qė dyshohet tė jetė njė ndėr frymėzuesit kryesorė tė xhihadit dhe i dyshuari tjetėr L. K, viti i lindjes 1987, nga fshati Polac, Skenderaj) nėn dyshimin se tė njėjtit kanė kryer veprat penale nga kapitulli “Veprat penale kundėr rendit kushtetues dhe sigurisė sė Republikės sė Kosovės”: Rekrutim pėr terrorizėm, sipas nenit 139 tė KPK-sė; Organizimi dhe pjesėmarrja nė grup terrorist, sipas nenit 143 tė KPK-sė; Nxitja e urrejtjes, pėrēarjes ose mosdurimit kombėtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147 tė KPK-sė.

Gjatė zbatimit tė urdhėrkontrollit, personi i dyshuar Z.Q. nuk ka qenė nė shtėpinė e tij, por ėshtė gjetur nga Policia e Kosovės i fshehur nė veturėn e tij nė njė terren malor nė afėrsi tė shtėpisė sė tij, ndėrsa i dyshuari i dytė ėshtė gjetur nė vendbanimin e tij. Gjatė zbatimit tė urdhėrkontrolleve, janė sekuestruar edhe dėshmi materiale qė ndėrlidhen me veprat penale. Personave tė arrestuar me urdhėr tė prokurorit tė Prokurorisė Speciale iu ėshtė shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orėsh.

HermesNews - ©2014