Video

22/06/2014 17:16:29

Tensionohet situata nė Mitrovicė

Policia pėrdor gaz lotsjellės pėr tė shpėrndarė turmėn









MITROVICE - Nė Mitrovicė, nė pjesen jugore, po zhvillohet sot pasdite njė protestė paqėsore e paralajmėruar, pėmes rrjeteve sociale, pėr tė kundėrshtuar rimbylljen e “Park paqes” tė ngritur me vazo betoni ku janė mbjellė fidanė pemesh, nė urėn kryesore mbi lumin Ibėr, nė gjysmėn e saj nga ana veriore e qytetit, tė administruar nga komuna me shumicė serbe.

E paralajmėruar per te nisur nė orėn 15:00, protesta ka nisur me grumbullime pjesemarresish qė kishin ardhur mė herėt. Protesta po sigurohet nga Policia e Kosovės, EULEX-i, dhe ushtarėt e KFOR-it.

Pėr t’iu shmangur pėrplasjeve tė mundshme ne urė ka forca tė shumta tė Policisė sė Kosovės e tė tjera pėr tė ndalė afrimin e qytetarėve nė protestėn nė anėn jugore me shumicė shqiptare.

Nė kėto moment, protestuesit janė nisur nga grumbullimi qė kishin te stacioni i Policisė nė jug tė Mitrovicės, nė drejtim tė komunės dhe urės. “S’duam park, duam urė, lėvizje e lirė pėr tė gjithė”, ėshtė njė nga mesazhet e protestuesve.

Nė Mitrovicė ministri nė detyrė i Punėve tė Brendshme tė Kosovės, Bajram Rexhepi ka deklaruar gjatė ditės sė sotme se policia kosovare nė bashkėpunim edhe me forcat e tjera ndėrkombėtare tė sigurisė ėshtė e vendosur qė edhe kjo protestė ta kalojė pa ndonjė incident.

“Barrikada e rivendosur nė veri nuk mund tė largohet me protesta, por kėtė e bėjnė institucionet tona nė bashkėpunim me faktorėt ndėrkombėtarė”, ėshtė shprehur ai.

Kryetari i komunės sė Mitrovicės ne pjesen jugore , Agim Bahtiri, bėn tė ditur nė njė deklarė tė dėrguar se nė orėt e paradites ka takuar organizatorėt dhe janė marrė vesh qė protesta tė jetė tėrėsisht paqėsore dhe nėn kontroll.

“Ēdo pėrshkallėzim i situatės do tė ishte nė dėm tė qytetit tė Mitrovicės e tė vendit dhe nė dėm tė procesit qė ėshtė duke u zhvillua pėr largimin sa mė tė shpejt tė barrikadės nga ura”, shprehet ai.

Nė 18 qershor, herėt nė mėngjes, serbėt larguan barrikadėn nė anėn veriore tė urės mbi lumin Ibėr, tre vjet pas vendosjes, e mė pas po nga ajo anė e po aty vendosėn nė mesditė “Parkun e paqes” prej fidanėsh tė mbjellur nė vazo betoni, ēka shkaktoi reagime nė jug kunėr rimbylljes sė urės pėr lėvizjen e lirė me barrikadėn e re nė njė formė tjetėr.

HermesNews - ©2014