Video

09/06/2014 15:55:51

Varrezė masive shqiptarėsh nė Serbi

Kosova vazhdon tė kėrkojė zbardhjen e fatit tė mėse 1700 qytetarėve tė saj tė zhdukur






PRISHTINĖ - Kanė vazhduar punėt nė Rudincė, afėr Rashkės nė Serbi, nė lokacionin e varrezės masive. Nė vendodhjen ku ėshtė duke u punuar, janė zbuluar 40 trupa tė viktimave dhe pjesė tjera trupore, ku sipas raportit nga Departamenti i Mjekėsisė Ligjore (DML) numri i viktimave qė janė zbuluar deri mė tani, vlerėsohet tė jetė 45.

Sipas drejtorit tė DML-sė, Arsim Gerxhaliu, pjesa mė e madhe e kėtyre gjetjeve mortore janė zbuluar nga pjesa veriore e varreze masive.

“Gjetjet mortore tė ekzaminuara i janė nėnshtruar procesit tė autopsive dhe identifikimit tė mbetjeve mortore, kurse nė javėt nė vazhdim parashihet tė behėt hulumtimi i terrenit nė afėrsi ku supozohet tė ketė edhe njė varrezė tjetėr nė kėtė lokacion”, ka thėnė Gerxhaliu.

Nė kėtė vendodhje, janė duke kryer hulumtimet me ekspertė nga Departamenti i Mjekėsisė Ligjore, nga misioni i EULEX-it, nga Serbia, Kryqi i Kuq ndėrkombėtar dhe ICMP.

Nė varrezėn masive tė zbuluar nė Rudnicė, lokalitet nė jug tė Serbisė, mendohet se janė groposur sė paku 250 shqiptarė tė vrarė e tė masakruar nė Kosovė. Mėse 15 vjet pas luftės, Kosova vazhdon tė kėrkojė zbardhjen e fatit tė mėse 1700 qytetarėve tė saj tė zhdukur.

HermesNews - ©2014