09/06/2014 09:25:25
OSBE pėrfundon operacionin nė veri
Tė gjitha 94 vendvotimet nė 40 qendra tė votimit nė komunat e Mitrovicės Veriore, Zveēanit, Leposaviēit dhe Zubin-Potokut janė hapur me kohė dhe personat me tė drejtė vote
MITROVICĖ - Misioni i OSBE-sė nė Kosovė ka pėrfunduar me sukses operacionin e saj nė veri tė Kosovės nė mbėshtetje tė zgjedhjeve tė sotme parlamentare, bėhet e ditur nga Mitrovica nė njoftimin e dėrguar.
Tė gjitha 94 vendvotimet nė 40 qendra tė votimit nė komunat e Mitrovicės Veriore, Zveēanit, Leposaviēit dhe Zubin-Potokut janė hapur me kohė dhe personat me tė drejtė vote kanė pasur mundėsinė ta ushtrojnė tė drejtėn e tyre pėr tė votuar. OSBE-ja ka angazhuar 150 pjesėtarė pėr tu ofruar KVV-ve (Kėshillave tė Vendvotimeve) kėshilla dhe ndihmė teknike tė atypėratyshme nė tė gjitha fazat e procesit.
Kemi qenė dėshmitarė tė njė operacioni tė mirė zgjedhor, tė realizuar nė mėnyrė profesionale. Nuk janė raportuar incidente apo parregullsi tė mėdha. Kjo ėshtė njė arritje pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe pėr votuesit, tha Shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.
Dua ta falėnderoj Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe Komisionet Komunale Zgjedhore pėr bashkėpunimin e tyre, si dhe Kėshillat e Vendvotimeve pėr angazhimin e tyre. Po ashtu, i pėrgėzoj organet e sigurisė Policinė e Kosovės, EULEX-in dhe KFOR-in pėr performancėn e tyre tė shkėlqyer nė ruajtjen e njė mjedisi tė sigurt e tė favorshėm pėr zgjedhje tė qeta, shtoi ai.
OSBE-ja ka pėrkrahur procesin e zgjedhjeve nė katėr komunat veriore tė Kosovės me kėrkesė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.
HermesNews - ©2014