Video

09/06/2014 09:20:06

Thaēi drejt mandatit tė tretė

Thaēi, i nominuar nga subjekti i tij politik, do tė jetė kryeministėr edhe nė mandatin e tretė






PRISHTINĖ - Partia Demokratike e Kosovės fitoi zgjedhjet e djeshme tė parakohshme parlamentare kosovare, lideri i saj, Hashim Thaēi, i nominuar nga subjekti i tij politik, do tė jetė kryeministėr edhe nė mandatin e tretė. Sipas rezultateve preliminare tė KQZ-sė tė kėtyre momenteve, PDK me “Misioni i ri” ka fituar 31,21% tė votave, LDK me “Vetėm ne mundemi” 26,13%, LVV me “Tash ka shpresė” 13,73%, AAK me “Drejtimi i ri” 9,65%, Nisma pėr Kosovėn 5,36%, AKR me “Na kryejmė punė” me 4,72% tė votave nuk e kalon pragun qė ėshtė 5%.

Nga subjektet e komuniteteve pakicė, Lista Srpska (Srpska Lista) ka fituar 2,91% tė votave, Partia Demokratike Turke e Kosovės (Kosova Demokratik Türk Partisi) 1,02%, Koalicioni Vakat i komunitetit boshnjak (Koalicija Vakat) 0,87%.

Rezultatet Preliminare nuk pėrfshijnė votat me kusht, votat me postė edhe votat e personave me nevoja te veēanta.

Pėrqindja e vendvotimeve nga te cilėt janė derguar te dhėna ėshtė 94,23. Pėrqindja e votuesve qė kanė votuar nė vendvotimet qė kane dėrguar tė dhėna ėshtė 42,17.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nė Kosovė u mbajtzn pasi Kuvendi i Kosovės nė seancėn e jashtėzakonshme tė 7 majit mori vendimin pėr vetėshpėrndarje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatė natės sė kaluar vlerėsoi procesin zgjedhor tė 8 qershorit dhe falėnderoi tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės pėr kontributin e tyre tė ēmuar.

Po ashtu, informoi tė gjithė qytetarėt dhe tė tjerėt se aktualisht ėshtė duke vazhduar procesi i numėrimit tė fletėvotimeve dhe se ky proces ėshtė duke vazhduar sipas procedurave tė parapara.

Qendra e Numėrimit dhe Rezultateve ėshtė pėrgatitur pėr tė pritur materialin zgjedhor nga tė gjithė komunat e Republikės sė Kosovės dhe se janė ndėrmarrė tė gjitha masat.

KQZ falėnderon tė gjitha mediat qė nė mėnyrė tė vazhdueshme po paraqesin Rezultatet Preleminare duke u mbėshtetur nė mundėsitė qė ka krijuar KQZ pėrmes projektit K – Vote.

KQZ fton tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės dhe mediat qė pėr Rezultatet Preleminare tė vazhdojnė t’i referohen faqes sė KQZ-sė: rezultatet.rks-gov.net dherezultatet.kqz-ks.org, ku nė kohė reale do tė shfaqen tė dhėnat qė vijnė nga Vendvotimet.

Kosova, 15 vjet e lirė nga qershori 1999 dhe e pavarur 6 vjet nga 17 shkurti 2008, nė 8 qershor 2014 mbajti zgjedhjet parlamentare, tė pestat nė liri, tė dytat nė pavarėsi.

HermesNews - ©2014