Video

03/06/2014 19:24:35

SHBA, kosovari nėn akuza pėr terrorizėm

Shfaqet video ku Saimir Osmankaē flet pėr njė komplot terrorist qė synonte tė merrte jetė njerėzish nė Tampa tė Floridas






FLORIDA - Njė kosovar me banim nė Amerikė, Saimir Osmankaē ėshtė akuzuar nė Shtetet e Bashkuara pėr terrorizėm. Gjykatėsit kanė parė videon kuOsmankaē pėrgatit sulm terrorist nė SHBA. Lajmi u dha nga mediat amerikane.

Anėtarėt e trupit gjykues nė gjykimin pėr terrorizėm nė qytetin Tampa tė SHBA-sė dėgjuan te akuzuarin dhe panė videot e xhiruara nė fshehtėsi nga FBI-ja. Kamerat e mediave nuk u lejuan brenda sallės sė gjykatės.

Nė secilėn prej videove, Osmankaē flet pėr njė komplot terrorist qė synonte tė merrte jetė njerėzish nė Tampa tė Floridas. Prokurorėt thanė se, sė pari Sami Osmankaē dhe njė person tjetėr vendosėn objektet ku ata donin tė sulmonin. Personi tjetėr ėshtė njė agjent i FBi-sė, i cili po xhironte ēdo lėvizje tė Osmankaē.

“Dua tė godas sa mė shumė njerėz qė tė mundem”, thotė Osmankaē nė videon e regjistruar.

Prokurorėt thanė se Osmankaē dėshironte tė bombardonte pabin "MacDinton" nė jug tė Tampas, madje edhe urat nė vendin e quajtur Bay. Osmankaē mendonte se po merrte ndihmė nga njė terrorist i njohur, tė cilit mund t'i besonte.

“Tė gjithė do tė vdesim njė ditė. Atėherė pse tė mos vdesim nė mėnyrėn islame?”, thoshte ai. //shekulli//

HermesNews - ©2014