Video

13/05/2014 14:16:24

Fillon java e filmit kosovar

Ky event vjen nė kuadėr tė bashkėpunimit nė fushėn e artit dhe kulturės mes dy vėndeve tona






TIRANE - “Java e Filmit Kosovar nė Tiranė” ėshtė aktiviteti qė u ēel mbrėmė nė Ambientet e Muzeut Historik Kombėtar.

Organizuar nga nga Arkivi Qėndror Shtetėror I Filmit dhe me mbėshtetjen dhe kujdesin e Ministrisė sė Kulturės sė Shqipėrisė e Ministrisė sė Kulturės tė Kosovės, ky event vjen nė kuadėr tė bashkėpunimit nė fushėn e artit dhe kulturės mes dy vėndeve tona.

Tė ftuar nė ceremoninė e hapjes ishin edhe regjisori kosovar Ekrem Kryeziu, njė nga regjisorėt e parė tė Kosovafilmit qė pėrfaqėson kinemanė kosovare tė dy epokave, edhe tė Kosovafilmit por edhe aktualen, si dhe aktori i shumė filmave kosovarė, sėrish i dy epokave, Ēun Lajēi.

Aktiviteti qė ka pėr qėllim prezantimin e kinematografisė kosovare, pasi u hap nga drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetėror tė Filmit, Elvira Diamanti, si dhe pas fjalės sė rastit tė Ministres sė Kulturės Mirela Kumbaro, filloi me shfaqen e filmit “Kodi i jetės” me regji tė Ekrem Kryeziut.

Ndėrkohė qė do tė vijojnė tė shfaqen edhe shtatė filma tė tjerė pėr publikun shqipėtar deri nė datėn 16 maj, prodhuar nga kinematografia kosovare, nė kuadėr tė nismės pėr thellimin e bashkėpunimit kulturor mes Kosovės dhe Shqipėrisė.

Kinemaja e retrospektivės do tė vijojė sot me shfaqjen e filmit tė prodhuar nga “Kosovafilm” nė vitin 1988 “Rojet e mjegullės”, me regji tė Isa Qosjes. Ndėrsa nė ditėn e tretė tė kėtij aktiviteti(pra nesėr) do tė shfaqen tre filma me metrazh tė shkurtėr tė regjisorėve tė rinj si “Muri” i Gazmend Nelės, “Gjakmarrja” e Luan Kryeziut dhe “Suxhuk Open” e Burbuqe Berishės.

Tė enjten, publiku shqiptar do tė ketė rastin tė shohė filmin “Lepuri me pesė kėmbė” tė regjisorit Ismail Ymeri nė kuadėr tė retrospektivės sė kinemasė, ndėrsa nė ditėn e fundit tė javės sė filmit kosovar pra nė date 16 maj, do tė shfaqen filmat e regjisorėve tė rinj kosovarė “Kolona” e Ujkan Hysajt dhe “Amel” i More Raēės.

HermesNews - ©2014