Video

10/05/2014 19:40:07

20 kg droge ne Morine

Janė sekuestruar 20 kg lėndė narkotike nė Morinė, qė kanė tentuar tė hynin nga Shqipėria pėr nė Kosovė






MORINE - Operacioni i koduar “Drini i Bardhė”, nga forcat e policisė sė qarkut tė Kukėsit, ka bėrė tė mundur sekuestrimin e njė sasie prej 20 kilogram lėnde narkotike, canabis sativa, ndėrkohė qė ka vėnė nė pranga dy personat qė po e transportonin atė. Sipas policisė sė Kukėsit, aksioni ėshtė finalizuar nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm, ku nė automjetin tip citroen me targė AA 576 JD ishin fshehur, nė pjesė tė ndryshme tė tij ,e gjithė sasia e drogės e ndarė nė disa pako tė veēanta. Gjatė kontrollit oficerėt policorė, kanė sekuestruar gjithė sasinė e lėndės narkotike, ndėrkohė qė kanė prangosur menjėherė dy shtetasit R. Miri 29 vjeē, lindur e banues nė Tiranė, dhe shtetasin A. Xha 23 vjeē. Nga hetimet e deritanishme, bėhet e ditur se sasia e lėndės narkotike ishte e destinuar pėr nė shtetin e Kosovės, ēka i ka obliguar ekspertėt, qė tė nisin hetimet pėr identifikimin dhe kapjen e personave, qė kanė lidhje me kėtė rrjet trafikimi, me palėn kosovare.

RTK