Video

23/04/2014 15:57:06

Themelohet Gjykata Speciale

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se projektligji u miratua me 89 vota pro, 22 kundėr dhe 2 abstenime






PRISHTINĖ - Kuvendi i Kosovės miratoi sot projektligjin pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrkombėtare me Bashkimin Europian pėr ‘sundim tė ligjit nė Kosovė’. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, konstatoi pak mė parė se projektligji u miratua me 89 vota pro, 22 kundėr dhe 2 abstenime. Nė vazhdim tė punimeve tė Kuvendit po shqyrtohet projektligji pėr ndryshimin dhe plotėsimin e ligjeve qė lidhen me mandatin e misionit tė Bashkimit Europian pėr sundimin e ligjit nė Republikėn e Kosovės. Tė dyja projektligjet pėrmbajnė dispozita pėr themelimin e Gjykatės Speciale qė do tė trajtojė aktakuzat e mundshme qė dalin nga njė hetim i bazuar nė raportin e senatorit Dick Marty, ku pretendohet pėr krime tė kryera nga individė brenda radhėve tė UĒK-sė.

HermesNews - ©2014