Video

08/04/2014 18:24:32

Gati Gjykata pėr krimet e luftės

Kosova dhe Bashkimi Evropian janė duke zhvilluar negociata pėr themelimin e Gjykatės pėr krimet e luftės






PRISHTINĖ - Ambasadori gjerman nė Kosovė, Peter Blomeyer deklaron se “Kosova dhe Bashkimi Evropian janė duke zhvilluar negociata pėr themelimin e Gjykatės pėr krimet e luftės. Sipas tij, gatishmėria e Kosovės pėr tė themeluar Gjykatėn, do tė ishte njė tregues i krenarisė se vendi nuk u frikėsohet hetimeve pėr pretendimet nė lidhje me krimet e luftės. “BE-ja dhe Kosova janė duke negociuar detajet pėr krijimin e kėsaj gjykate dhe mendoj qė janė shumė afėr gjetjes sė zgjidhjes. Ėshtė diskutuar nėse kjo gjykatė do ta njolloste ose jo reputacionin e Kosovės dhe tė UĒK-sė. Mendoj qė pikėrisht kundėrshtimi i themelimit tė gjykatės do ta damkoste reputacionin e UĒK-sė dhe Kosovės, sepse njerėzit do tė fillonin tė thoshin : ‘Ata po fshehin diēka;. ‘Pse nuk duan ta kenė kėtė gjykatė?’. Mendoj qė njė Kosovė qė ka vetėbesim do tė pajtohej me themelimin e gjykatės, pasi gjithashtu do tė kontribuonte nė justifikimin e Kosovės”, shprehet Blomeyer nė njė intervistė speciale pėr RTK-nė. “Unė vetėm mund tė them ēka ėshtė e nevojshme qė ta themelojmė kėtė gjykatė gjithashtu pėr tė treguar gatishmėrinė e Kosovės qė tė pėrgjigjet me krenari dhe vetėbesim nė kėto pretendime”, citohet ai.

HermesNews - ©2014