Video

01/04/2014 09:52:24

Jahjaga pėr sulmin nė veri

''Sulmi mbi Policinė e Kosovės, nga persona ende tė panjohur, ėshtė pėrpjekje pėr tė pamundėsuar zbatimin e ligjit dhe pėr tė mbajtur nė tension qytetarėt e vendit''






RISHTINĖ - Tre pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės janė plagosur rreth orės 22:00 nė njė pritė, afėr Zubin Potokut, nė veriun e vendit me katėr komuna me shumicė serbe. Sipas burimeve policore prita ishte ngritur nė fshatin Banjskė tė Zubin Potokut dhe tre tė plagosurit janė tė komunitetit serb. Nė spitalin e Mitrovicės Veriore kanė thėnė se nga tre policėt tė plagosur njė ėshtė nė gjendje mė tė rėndė, ndėrsa dy pas ndihmės ambulantore janė liruar pėr nė shtėpi. Nė njė deklaratė, Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, e dėnon ashpėr sulmin nga prita, nė Zubin Potok, ndaj policėve nė detyrė tė Policisė sė Kosovės dhe e cilėson kėtė akt si njė pėrpjekje pėr tė penguar funksionimin e rendit demokratik dhe tė sundimit tė ligjit nė Kosovė. Ajo siguron se “institucionet e Republikės sė Kosovės nuk do tė lejojnė pengimin e vendosjes sė rendit nė tėrė territorin e vendit dhe nuk do tė pranojnė rrezikimin e funksionimit demokratik tė shoqėrisė sonė”.
“Policia e Kosovės ėshtė institucioni qė ka ndėrtuar besimin nė mesin e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim dhe ajo garanton sigurinė pėr tė gjithė”, thekson Presidentja Jahjaga dhe bėn thirrje qė autorėt e sulmit mbi policinė tė kapen dhe tė sillen pėrpara drejtėsisė.

HermesNews - ©2014