Video

13/03/2014 11:15:26

Veriu tė respektojė sistemin legal

Nė seancat e mbajtura gjatė pasdites nė Zveēan, Leposaviē dhe Zubin Potok, pėrveē nė Mitrovicėn Veriore ku po vazhdohej ende seanca, janė miratuar statutet e komunave veriore, tė cilat pėr nga pėrmbajtja e tyre nė disa pjesė nuk janė nė pajtim me Ligjet e Kosovės






PRISHTINE - Qeveria kosovare u ka bere thirrje udhėheqjeve tė reja nė komunat veriore me shumicė serbe qė tė respektojnė sistemin legal tė Kosovės, edhe nė statutet e tyre. Pas monitorimit tė seancave tė kuvendeve komunale nė katėr komunat veriore nga ana ekipeve tė monitorimit tė Ministrisė sė Administrimit tė Pushtetit Lokal, qė u mbajtėn dje pasdite, si dhe duke u bazuar nė informacionin zyrtar lidhur me rrjedhėn e kėtyre seancave dhe parregullsive tė evidentuara nė pėrmbajtjen e statuteve komunale tė miratuara, zv/kryeministrja e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės Edita Tahiri, dha mbrėmė nje deklaratė pėr media. Ajo tha se, nė seancat e mbajtura gjatė pasdites nė Zveēan, Leposaviē dhe Zubin Potok, pėrveē nė Mitrovicėn Veriore ku po vazhdohej ende seanca, janė miratuar statutet e komunave veriore, tė cilat pėr nga pėrmbajtja e tyre nė disa pjesė nuk janė nė pajtim me Ligjet e Kosovės, prandaj si tė tilla janė tė papranueshme dhe kanė nevojė qė tė plotėsohen dhe ndryshohen nė mėnyrė qė tė jenė nė pajtim me Ligjet dhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, ashtu siē e pėrcakton marrėveshja e Brukselit.

HermesNews - ©2014