Video

29/01/2014 12:22:45

Do te vras veten. Ketu nuk jetohet

Leonarda Dibrani, kercenon autoritetet franceze







MITROVICE - “Kam zgjedhur te vras veten, pasi ketu nuk mund te jetohet”. Keto fjale jane deklaruar kunder autoriteteve franceze nga Leonarda Dibrani, e reja rome e cila vjeshten e kaluar ishte ne qender te nje ceshtjeje nderkombetare. Vajza e cila jetonte ne rajonin Besancon se bashku me familjen e saj, ndodhej ne shkollen e mesme se bashku me shoket e klases kur u morr nga autoritetet per t’u deportuar nga Franca se bashku me familjaret e saj per ne Kosove.

Thuajse kater muaj me pas, 15 vjecarja flet nga Mitrovica, qyteti ku jeton tashme, dhe kercenon se do te vetevritet nese qeveria e Besancon nuk pranon kerkesen e familjes se saj per te hyre serisht ne France. “Do vetevritem pasi ketu nuk jetojme si njerez”, ka thene Leonarda per mediat franceze. “Vendi im tashme eshte Franca. Ketu vdesim per buke. Na kane derguar ketu per te vdekur”.

Vetem disa dite pas vendimit per deportim, Leonarda ka thene se do te largohet serisht nga Kosova. “Ketu kam frike, nuk flas gjuhen dhe nuk dua te dal nga shtepia. Atje kisha lirine. Nuk dua te qendroj me ketu”, ka thene vajza.

Ne vitin 2004, familja Dibrani ishte larguar nga Kosova per shkak te luftes civile dhe sidomos luftes qe u behej familjeve rome ne Kosove nga vendasit. Pasi kane kaluar disa kohe ne Itali, familja Dibrani eshte nisur drejt Frances nga ku me pas eshte regjistruar ne nje shkolle te mesme si nxenese e saj.

Pasi u deportua per ne Kosove nga autoritetet franceze, nxenesit e shkolles se saj dhe te shume shkollave te tjera nisen nje proteste te ashper kunder vendimit, ndersa qeveria e presidentit Hollande u gjend ne nje gjendje mjaft te veshtire. Per Leonarden u be oferta te rrikthehej e vetme ne France per te ndjekur studimet e saj, nje oferte te cilen vajza e kundershtoi pasi nuk ishte gati te jetonte vetem dhe pa familjen.

Me kundershtimin per t’u rrikthyer e vetme ne France, nis nje tjeter kapitull i historise per familjen Dibrani, e cila vazhdon te beje apel. “Avokati yne deklaron gjithnje se nuk duhet ta humbasim shpresen. Por une, nuk besoj me tek drejtesia e asnjerit prej te dy vendeve”, ka thene 15 vjecarja. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza