Video

03/01/2014 21:33:45

Takime tė reja nė Bruksel gjatė muajit Janar

Thaēi tha se dialogu me fqinjėt tanė ka vazhduar me synimin e ngritjes dhe pranimit tė subjektivitetit ndėrkombėtar tė Kosovės






PRISHTINĖ - Kosova dhe Serbia gjatė janarit 2014 pritet tė zhvillojnė tre takime tė tjera nė Bruksel, njė nė nivelin e lartė tė kryeministrave dhe dy tė grupeve punuese pėr zbatimin e marrėveshjes. Takimi i raundit tė 21 i kryeministrave Hashim Thaēi e Ivica Daēiē pritet t’i japė zgjedhje ēėshtjes sė drejtėsisė, ndėrsa grupet punuese javėn e ardhshme do tė diskutojnė ēėshtjen e inaugurimit tė strukturave komunale nė veri tė dala nga zgjedhjet lokale nė Kosovė e nga fund i i muajit pėr ēėshtjen e telekomit, sipas burimeve nė Prishtinė. Nė mbledhjen e fundvitit tė Qeverisė kosovare, kryeministri Hashim Thaēi tha se dialogu me fqinjėt tanė ka vazhduar me synimin e ngritjes dhe pranimit tė subjektivitetit ndėrkombėtar tė Kosovės. Zv/kryeministrja e Kosovės, Edita Tahiri, ka deklaruar nė shtypin e sotėm nė Prishtinė, se dialogu nė Bruksel gjatė vitit 2014 do tė pėrqendrohet nė zbatimin e plotė, efektiv dhe me kohė tė marrėveshjes sė Brukselit tė datės 19 prill 2013, si dhe marrėveshjeve nga dialogu teknik. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013