Video

13/12/2013 14:03:27

Zbulohet nje varr masiv ne Rashke

Eshtrat e te masakruarve nga lufta ne Kosove





KOSOVE- Sot rreth ekipet e ekspertėve nga Departamenti kosovar i Mjekėsisė Ligjore dhe i atyre tė EULEX-it, pas gėrmimeve tė bėra nė zonen, ku dyshohet qė mund tė ketė trupa tė viktimave tė vrarė, nė Rashkė, Serbi, kanė gjetur rroba dhe eshtra tė viktimave tė vrarė nga lufta e fundit nė Kosovė.

Udhėheqėsi i ekspertėve tė Departamentit tė Mjekėsisė Ligjore, Arsim Gėrxhaliu, tha se "pas punės sė vazhdueshme tė gėrmimit, nė afėrsi tė njė objekti kemi gjetur eshtra dhe rroba tė viktimave tė vrarė nga lufta e fundit nė Kosovė".

Sipas Gerxhaliut, gėrmimet do tė vazhdojnė ende nė kėtė zonė, ndėrkohė pritet qė tė rrėzohet edhe njė objekt nėn themelet e tė cilit dyshohet qė ka ende mbetje tė trupa tė viktimave. Ndėrkohė, gjithnjė sipas burimeve zyrtare, sapo njoftohemi se me rastin e gjetjes sė mbetjeve mortore nė lokacionin e Rashkės, Komisioni Qeveritar pėr Persona tė Pagjetur i Kosovės do mbajė pasdite njė konferencė pėr shtyp.

Kanė vazhduar ditėve tė fundit gėrmimet nė Rashkė, atje ku ėshtė punuar edhe para dy muajve. Nė 20 tetor, pėrfaqėsuesit e Komisionit Qeveritar tė Kosovės pėr Persona tė Zhdukur kanė njoftuar se gėrmimet vlerėsuese tė filluara nė 17 tetor nė fshatin Rudincė, komuna e Rashkės nė Serbi, ishin ndėrprerė njė ditė mė parė nga ana e autoriteteve serbe deri nė njė vendim tė radhės nga institucionet kompetente tė Serbisė. Kosova 14 vjet pas luftės vazhdon tė kėrkojė zbardhjen e fatit tė mė shumė se 1700 qytetarėve tė saj tė zhdukur.

Nė maj tė vitit 2010 Komisioni Qeveritar i Prishtinės pėr Persona tė Pagjetur deklaronte se ka informacione pėr mė se 450 shqiptarė kosovarė tė groposur nė rajonin e Rudnicės afėr Rashkės nė Serbi, pranė kufirit verior tė Kosovės, ku Beogradi njoftonte zbulimin e varrezės masive me rreth 250 trupa.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013