Video

20/11/2013 08:03:37

Ministrat nė Paris pėr vizat

Diskutohet proēesi i liberalizimit tė vizave me Kosovėn dhe gjėndja e azilkėrkuesve






PRISHTINĖ - Ministrja kosovare e Integrimit Europian, Vlora Ēitaku dhe ministri i punėve tė brendshme, Bajram Rexhepi, gjatė vizitės nė Paris kanė pasur njė axhendė mjaft tė ngjeshur takimesh. Gjatė kėtyre ditėve ata janė takuar me zyrtarė tė lartė tė Qeverisė franceze, anėtarė tė Parlamentit francez dhe anėtarė tė Parlamentit Europian nga Franca.

Takimi i radhės i dy ministrave kosovarė ishte me Drejtorin e Pergjithshėm tė imigracionit pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Luc Derepas, ku u diskutua pėr procesin e liberalizimit tė vizave pėr Kosovėn, migracionin kosovar nė Francė, pėrkushtimin dhe hapat qė Qeveria e Kosovės ėshtė duke i marrė pėr tė parandaluar nivelin e migrimit tė kosovarėve nė shtetet e zonės Schengen.

Derepas foli mė nė detaje pėr gjendjen aktuale me azilkėrkuesit kosovarė nė Francė dhe bėri thirrje pėr qytetarėt e Kosovės qė tė mos bien pre e kontrabandistėve dhe pėrfituesve tė tjerė pėr njė perspektivė mė tė mirė pėr tė emigruar nė Francė sepse Franca si shtetet e tjera tė zonės Schengen nuk e pranon arysetimin pėr azil pėr qytetarėt e Kosovės pėr faktin se nė Kosovė qytetarėt nuk janė tė kėrcėnuar dhe siguria ėshtė nė nivel tė respektueshėm, prandaj edhe azili nė Francė do t'u refuzohet. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013