Video

10/11/2013 16:24:36

Armė kimike nė Shqipėri ? Zgjedhim jetėn !

Protestė para ambasadės shqiptare nė Prishtinė






PRISHTINE - Tė bashkohemi nė Sheshin Skėnderbej, tė marshojmė drejt ambasadės shqiptare nė Prishtinė, pėr tė kundėrshtuar njerėzisht nismat ndėrkombėtare tė cilat kanė pėr qėllim pėrdorimin e territorit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr asgjėsimin e armėve kimike tė konfiskuara nga Republika Arabe e Sirisė nė bazė tė njė marrėveshjeje ruso-amerikane.

Ne i bashkohemi thirrjeve tė vėllezėrve tanė nė Republikėn e Shqipėrisė dhe mendojmė se problemi i shkatėrrimit tė armėve kimike nė Shqipėri ėshtė ēėshtje nacionale dhe rajonale. Pasojat e saj mund tė jenė shumė tė mėdha dhe mund tė shkojnė pėrtej kufijėve administrativė. Ne reagojmė kundėr politikės butake e mercenare tė Kryeministrit Rama, si dhe kundėr presioneve ndėrkombėtare mbi Shtetin Shqiptar.


“SHĖNDETI YNĖ ĖSHTĖ MBI TĖ GJITHA!”

Ne vendosshmėrisht kundėrshtojmė ēdo iniciativė e cila mėton ta pėrdorė territorin shqiptar si laborator ku eksperimentohet me armė tė shkatėrrimit nė masė.

Kėrkojmė nga autoritetet shtetėrore nė Tiranė tė reagojnė nė emėr tė shtetit dhe tė veprojnė vetėm nė interes tė sovranit tė Republikės sė Shqipėrisė. Kėrkojmė nga autoritetet shqiptare qė vendosshmėrisht tė shfaqin maturi politike dhe njerėzore, dhe tė konsiderojnė pasojat serioze qė sjellin eksperimentet e tilla tė rrezikshme.

“BASHKOHU EDHE TI!” //Komunikatė pėr shtyp// Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Vedat Xhymshiti