Video

03/11/2013 10:32:10

Testi i rėndėsishėm mė Mitrovicėn: pakica serbe nė votė

Njė vendvotim nė Mitrovicėn Veriore, pėr disa shkaqe teknike nuk ėshtė hapur ende






PRISHTINĖ - Nė zgjedhjet komunale qė po mbahen tė dielėn nė Kosovė, tė parat ku pėrfshihen edhe komunat veriore tė saj tė banuara me shumicė serbe, janė hapur tė gjitha qendrat e votimit, me pėrjashtim tė njė vendvotimi nė veri.

“Tė gjitha qendrat e votimit nė mbarė Republikėn e Kosovės janė hapur. Ėshtė vetėm njė vendvotim nė Mitrovicėn Veriore, i cili pėr disa shkaqe teknike nuk ėshtė hapur”, tha nė njė konferencė pėr shtyp kryetarja e KQZ-sė, Valdete Daka. Sipas saj nė kėtė vendvotim nuk ėshtė shpėrndarė ende materiali zgjedhor.

“Qendrat e votimit dhe vendvotimet janė hapur me kohė dhe nuk ka raportime pėr incidente apo pėr parregullėsi eventuale”, tha kryetarja e KQZ.
Ende nuk ka tė dhėna pėr pėrqindjen e daljes sė qytetarėve nė votime deri nė kėto orė tė para tė procesit, ndėrsa mėsohet se informacionet e para lidhur me pjesėmarrjen do tė arrijnė nė KQZ rreth orės 11:00.

Daka mbajti konferencėn e parė pėr shtyp nė qendrėn mediale tė KQZ-sė nė Pallatin Rilindja, ndėrsa ishte votuesja e parė nė Qendrėn e Votimit nė Fakultetin Teknik tė Universitetit tė Prishtinės, nė kryeqytetin kosovar.

Pėr zgjedhjet komunale nė Kosovė janė hapur 798 qendra votimi, me 2.366 vendvotime. Pas shpalljes sė Pavarėsisė, nė 17 shkurt 2008, kėto janė zgjedhjet e dyta komunale qė mbahen nė Kosovė. Zgjedhjet e para u zhvilluan nė 15 nėntor 2009, kur shteti i ri ishte njohur nga 63 vende. Tashmė Kosova numėron 105 njohje. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013