Video

10/07/2013 09:14:47

Ashton sot ne Prishtine

Vizita e Baroneshės Ashton nė Serbi dhe Kosovė pason takimin e saj tė hėnėn nė Bruksel nė raundin e 13-tė nė nivel tė lartė politik






PRISHTINĖ - Pėrfaqėsuesja e Lartė e Bashkimit Europian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, takon sot nė Prishtinė, krerėt shtetėrorė tė Kosovės, pasi ka takuar dje pasdite ata tė Serbisė nė Beograd.

Vizita e Baroneshės Ashton nė Serbi dhe Kosovė pason takimin e saj tė hėnėn nė Bruksel nė raundin e 13-tė nė nivel tė lartė politik me kryeministrat Thaēi e Daēiē nė procesin dialogut drejt normalizimit tė marrėdhėneve mes dy vendeve, kryesuar nga BE e mbėshtetur nga SHBA.

Nė Beograd, Baronesha Ashton paralajmėroi se do takohet sėrish me kryeministrat Daēiē e Thaēi, se “bisedimet do tė vazhdojnė nė javėt dhe muajt qė janė para nesh” dhe se, “nuk do tė ketė pushim veror pėr tė gjithė, sepse duhet tė tregojmė pėrparim”.

Sot paradite nė Prishtinė, Baronesha Ashton do zhvillojė takime tė veēanta me Presidenten e Republikės sė Kosovės Atifete Jahjaga (ora10:30) dhe me Kryeministrin Hashim Thaēi (11:20), sipas axhendės sė njoftuar nga Zyra e BE, Presidenca e Kryeministria.

Kryeministri kosovar Thaēi dje pasdite nė mbledhjen e Qeverisė tha se nė takimin e tė hėnės nė Bruksel, tė tretin pėr zbatimin e marrėveshjes sė 19 prillit me Kryeministrin serb Daēiē, janė diskutuar ēėshtjet telekomit dhe energjisė dhe “janė pėrafruar maksimalisht”, ndėrsa “kanė mbetur qė disa elemente nė tė dy tekstet e marrėveshjeve tė plotėsohen, apo diēka edhe tė evitohet”.

Duke theksuar vizitėn e Baroneshės Ashton nė kryeqytetet dialoguese, Beograd dhe Prishtinė, kreu i Qeverisė sė Kosovės tha se, “shpresonte se nė ditėt e ardhshme do tė kemi dakordimin e tė dy qeverive sa i pėrket marrėveshjes sė telekomit dhe energjisė”.

HermesNews - ©2013