Video

03/06/2013 18:31:18

Vendoset trari i parė i urės 'Ibrahim Rugova'

Ekipi i Bechtel - Enka (GP), Departamenti i Strukturave, ka nisur sot njė prej aktiviteteve mė tė rėndėsishme nė urėn 750 metra tė gjatė






PRISHTINĖ - Sot nė mesditė Bechtel Enka GP ka realizuar me sukses instalimin e transportuesit dhe hedhjen-instalimin e trarit tė parė tė urės mė tė madhe nė projektin e autostradės sė Kosovės, Rruga 7 "Ibrahim Rugova".

Ekipi i Bechtel - Enka (GP), Departamenti i Strukturave, ka nisur sot njė prej aktiviteteve mė tė rėndėsishme nė urėn 750 metra tė gjatė, e cila kalon mbi zonėn industriale dhe konsiderohet zemra e autostradės. Pėr pėrfundimin e plotė tė kėsaj ure do tė nevojitet instalimi i 114 trarėve tė gjatėsisė 38 metra dhe me peshė prej 160 tonė. Kjo urė ndodhet ne seksionin 8 te autostradės.

Momentalisht po punohet me intensitet tė plotė nė seksionet e mbetura tė projektit, 7-8 dhe 9. Bechtel Enka GP njofton se deri nė kėto momente janė ndėrtuar nė total 14 ura, 20 mbikalime, 16 nėnkalime, ndėrsa deri nė pėrfundim tė projektit janė per t’u pėrfunduar edhe 11 mbikalime dhe 6 nėnkalime. Projekti i Autostradės sė Kosovės nisi punimet nė prill 2010 dhe deri tani ka realizuar me sukses hapjen para afateve tė 61 km.

HermesNews - ©2013