Video

21/05/2013 18:40:50

Mitrovice, mblidhet komiteti i sigurise

Situate e paqendrueshme ne veri te Kosoves






PRISHTINĖ - Situata nė veri tė Mitrovicės gjatė javės sė fundit ka qenė e qetė, por e paqėndrueshme pėr shkak tė disa incidenteve qė kanė ndodhur. Kėshtu u vlerėsua tė martėn nė takimin e Komitetit tė Sigurisė, qė mbahet nė kuadėr tė Drejtorisė pėr Mbrojtje dhe Shpėtim tė Komunės sė Mitrovicės.

Kryetari i komunės, Avni Kastrati, tha se duke pasur parasysh pritjet qė tė arrihet dakordimi pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Brukselit, atėherė edhe gjendja nė terren bėhet mė e ndjeshme. Pėr kėtė, ai shtroi nevojėn pėr shtim tė masave tė sigurisė nė veri. “Duhet tė jemi tė koordinuar nė mėnyrė qė tė mos lejohen tensione, tė cilat do ta nxirrnin situatėn nga kontrolli”, u shpreh kryetari i komunės sė Mitrovicės.

Drejtori pėr Mbrojtje dhe Shpėtim, Behxhet Bala, tha se ka disa grupe ekstremiste, por edhe liderė tė serbėve tė cilėt pėr qėllime tė tyre tė ngushta mund tė tentojnė qė tė pengojnė zbatimin e marrėveshjes. “Strukturat e sigurisė duhet tė jenė mė aktive nė mėnyrė qė tė mos lejohen grupe tė tilla tė pengojnė zbatimin e marrėveshjes”, tha ai.

Bala pėrmendi edhe dy incidente qė kanė ndodhur javėn e fundit nė veri, ku grupe serbėsh kanė sulmuar qytetarė shqiptarė, njėri prej tė cilėve ėshtė lėnduar me njė thikė.

HermesNews - ©2013