Video

20/05/2013 18:49:26

Westerwelle ne Prishtine

Media nė Prishtinė raporton nga Beogradi se, Westerwelle ka bėrė thirrje pėr zbatimin e marrėveshjes sė 19 prillit tė parafuar nga kryeministrat e Kosovės dhe Serbisė






PRISHTINĖ - Ministri Federal pėr Punė tė Jashtme i Gjermanisė, Guido Westerwelle mbėrrin sot nė Prishtinė, pas Beogradit, ku shkoi dje pasdite dhe vazhdoi edhe sot takimet me autoritetet mė tė larta tė Serbisė.

“Dakordimi pėr tė zbatuar marrėveshjen e Brukselit ėshtė kushti kryesor pėr pėrparimin e mėtejshėm tė Serbisė nė rrugėn evropiane”, ka porositur Westerwelle.

Media thekson se, Gjermania ėshtė nė mesin e vendeve mė tė zėshme tė Bashkimit Evropian, tė cilat i kanė bėrė thirrje Serbisė qė tė largojė strukturat e saj paralele nga veriu i Kosovės dhe tė normalizojė marrėdhėniet me shtetin e ri, nėse do qė tė shėnojė pėrparime nė procesin integrues.

Sipas MPJ-sė kosovare, ministri Westerwelle, gjatė qėndrimit nė Kosovė do tė takohet me kryeministrin e Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi dhe ministrin e Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj.

Ministri Westerwelle, mbėrrin nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės “Adem Jashari”, nė ora 13:00, ku do tė pritet nga ministri i Punėve tė Jashtme i Kosovės, Enver Hoxhaj.


HermesNews - ©2013