Video

06/05/2013 12:03:08

Tjetėr shpėrthim nė Mitrovicė

Lėnda shpėrthyese u hodh nė oborrin e shtėpisė sė njė qytetari tė komunitetit boshnjak






PRISHTINĖ - Njė shpėrthim ndodhi mbrėmė rreth mesnatės nė njė lagje multietnike nė veri tė Mitrovicės, por fatmirėsisht nuk ka tė lėnduar, vetėm dėme materiale.

Lėnda shpėrthyese u hodh nė oborrin e shtėpisė sė njė qytetari tė komunitetit boshnjak, nė Lagjen e Boshnjakėve tė banuar edhe me shqiptarė nė veriun e dominuar nga serbėt e strukturat e tyre paralele, ndėrsa autorėt e motivet e kėtij incidenti ende nuk dihen.

Nė kėtė incident tė ndodhur rreth orės 23:00, sipas policisė sė Kosovės raportohet se nuk ka tė plagosur, por vetėm dėme materiale. Nė veriun e Mitrovicės e tė Kosovės, nga fillimi i kėtij viti, kanė ndodhur mėse 30 shpėrthime e incidente tė tjera me armė zjarri.

Nė takimin e Kėshillit Komunal pėr Siguri nė Bashkėsi nė Mitrovicė, fundjavėn e kaluar, u vlerėsua se situata ėshtė e qetė edhe nė veri tė qytetit, por e paqėndrueshme pėr shkak tė veprimit tė strukturave ilegale serbe.

HermesNews - ©2013