Video

22/04/2013 09:41:44

Marėveshja me Serbinė shkakton tensione nė Parlament

Rreth mesnatės, nė kohėn kur deputetėt e Vetėvendosjesk kanė penguar fjalimin pėrmbyllės tė kryeministrit, aktivistė tė kėtij subjekti opozitar kanė dalur para Kuvendit pėr tė protestuar kundėr marrėveshjes sė arritur mes Thaēit dhe Daēiēit nė Bruksel






PRISHTINĖ - Kuvendi i Kosovės nė seancėn e jashtėzakonshme miratoi sot, rreth njė orė pas mesante, marrėveshjen me Serbinė, tė arritur nė Bruksel para tre ditėsh, nė raundin e dhjetė tė dialogut nė nivel kryeministrash.

Votimi u zhvillua nė njė atmosferė tė tensionuar e tė zhurmshme dhe thirrjeve tė deputetėve tė Vetėvendosjes “mos votoni, mos votoni”. “89 vota pro, 5 kundėr, 1 abstenim”, konstatoi kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe mbylli seancėn nė Kuvend, rreth selisė sė tė cilit rreth mesnate kishte filluar protesta e qindėra aktivistėve tė Vetėvendosjes.

“Pauzė njė orė”, tha kryeparlamentari Jakup Kraniqi nė mesanatė nė njė atmosferė tė tendosur nga kundėrshtimet e Vetėvendosjes, pasi kryeministri Hashim Thaēi mes zhurmės ka mbajtur fjalimin e tij pėrmbyllės, pas pauzės qė zgjati mė shumė se 10 minuta qė u dha pasi kreu i qeverisė u pengua me “performancėn” me zhurma e pankarta tė subjektit tė udhėhequr nga Albin Kurti, i pėrfaqėsuar me 12 deputetė, tė cilėt nė diskutimet e tyre kanė theksuar edhe “praninė e madhe” tė policisė rreth ndėrtese.

“Ju ftoj qė tė votoni pro marrėveshjes”, u ka bėrė thirrje Thaēi deputėtėve. Pas orės 20:00 tė mbrėmjes sė djeshme ka nisur nė Prishtinė seanca e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, e jashtėzakonshme, e kėrkuar nga kryeministri Thaēi, pas marrėveshjes Prishtinė-Beograd, tė parafuar para tre ditėsh nė Bruksel.

Kryeministri kosovar, Hashim Thaēi pas kthimit nga Brukseli ka paralajmėruar se, “ne, tė hėnėn duhet t’ia dėrgojmė pėrgjigjen Baroneshės Ashton”. Kryeministri i Serbisė, Ivica Daēiē, sipas medias serbe, ka thėnė se mbledhja e Qeverisė, nė tė cilėn do tė merret vendimi pėr pranimin apo refuzimin propozim marrėveshjes me Prishtinėn, do tė mbahet sot, dhe pastaj vendimi i saj do t’i pėrcillet Kuvendit Popullor nė verifikim.

Sipas tij, parlamenti do tė takohet disa ditė mė vonė dhe nėse ai nuk e verifikon propozimin, kjo do tė thotė se Qeveria nuk ka mbėshtetje. “Nėse Qeveria e miraton marrėveshjen pres qė Serbia ta marrė datėn pėr fillimin e negociatave mbi anėtarėsimin nė BE”, ka thėnė Daēiē.

HermesNews - ©2013