19/04/2013 10:01:55
Rezoluta pėr Kosovėn, njė hap tjetėr drejt integrimit
Parlamenti Europian ka miratuar dje rezolutėn pėr Kosovėn, me tė cilėn edhe njė herė mbėshtet procesin e integrimeve europiane pėr vendin
PRISHTINĖ - Qeveria e Republikės sė Kosovės falėnderon Parlamentin Europian pėr miratimin e rezolutės pėr Kosovėn dhe mbėshtetjen e dhėnė Kosovės, pėrmes inicimit dhe miratimit tė rezolutės.
Nė komunikatėn pėr shtyp shkruhet se Qeveria thekson pėrkushtimin e saj, tė tė gjitha institucioneve shtetėrore tė Kosovės dhe tė popullit tė Kosovės, pėr plotėsimin e tė gjitha standardeve dhe kritereve pėr integrimin e vendit nė Bashkimin Europian dhe NATO.
Parlamenti Europian ka miratuar dje rezolutėn pėr Kosovėn, me tė cilėn mbėshtet proēesin e integrimeve europiane pėr vendin. Rezoluta u bėn thirrje pesė vendeve tė Bashkimit Europian, qė nuk e kanė njohur ende shtetėsinė e Kosovės, ta bėjnė njė gjė tė tillė.
Nė kėtė votim ka kaluar edhe amandamenti pėr tė hequr fusnotėn nga teksti, ku pėrmendet emėrtimi i Kosovės. Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetėve nga vendet qė nuk e njohin Kosovėn. Kėrkesa pėr ta hequr kėtė funsnotė ka marrė shumicėn e votave nė seancėn e djeshme tė Parlamentit Europian.
HermesNews - ©2013