18/04/2013 09:54:54
Palėt kėrkojnė kohė pėr marėveshjen
Shefja e politikės sė jashtme tė Bashkimit Europian, Catherine Ashton, ka lėnė tė kuptohet se palėve u ėshtė dhėnė edhe ca kohė pėr tė vendosur nėse mund ose jo tė finalizojnė marrėveshjen
PRISHTINĖ - Kosova pranon marrėveshjen pa ndonjė ndryshim, ndėrsa Serbia deklaroi se "ėshtė e gatshme qė nė ditėt e ardhshme tė vazhdojė kėtė dialog" dhe pritet tė marrė vendimin deri nė fund tė javės, u bė e ditur nė fillimin e ditės sė sotme, pas bisedimeve nė Bruksel, nė raundin e nėntė, tė filluara dje rreth nė orės 10:30 e qė vazhduan bashkė me pauzat e konsultimet mė shumė se 13 orė, edhe natėn vonė, pas ndėrprerjes nė mbrėmje e pas gjithė ditės me takime dypalėshe e trepalėshe tė ndėrmjetėsues, pėrfaqėsues sė lartė tė BE-sė, baroneshės Catherine Ashton, me dy kryeministrat, Hashim Thaēin e Ivica Daēiēin. "Sot (e mėrkure) ka qenė njė ditė e gjatė dhe intensive. Jemi pėrpjekur tė pėrafrojmė tė gjitha idetė e ndryshme qė kanė qenė nė diskutim gjatė kėtyre muajve tė fundit dhe kemi kėrkuar nga delegacionet e Prishtinės dhe tė Beogradit qė ti shqyrtojnė kėto propozime dhe tė shohim nėse mund tė arrihet marrėveshja. Herėn e kaluar kam thėnė se marrėveshja ėshtė afėr, se dallimet janė tė ngushta, por tė thella. Sot, mund tė them me besim tė vėrtetė se dallimet janė tė ngushta dhe tė cekėta", thuhet nė deklaratėn e baroneshės Ashton.
HermesNews - ©2013