Video

13/04/2013 20:12:47

'Kujdestari e pėrhershme' e serbėve nė veri

Policia e Kosovės ka shtuar praninė e saj, por jo edhe tė pjesėtarėve tė Rosu, nėpėr lagjet me popullatė tė pėrzier nė veri tė Mitrovicės






PRISHTINĖ - Nė veri tė Kosovės, nė magjistrale nė Rudare te Zveēani "serbėt sot kanė vazhduar kujdestarinė e pėrhershme, tė filluar mbrėmė, shkaku i lėvizjeve tė njėsive speciale tė policisė kosovare, Rosu".

Kėtė e raportojnė mediat serbe, sipas tė cileve, pėrfaqėsuesit e shtabeve tė krizės nė katėr komunat serbe tė veriut tė Kosovės dje kanė vendosur qė tė "pėrforcojnė kujdestarinė nė lokacione potencialisht tė rrezikshme pėr shkak tė pranisė intensive dhe lėvizjes sė njėsive speciale Rosu,qė janė nėn komandėn e qeverisė sė Kosovės".

Ndėrsa, sipas medias kosovare, Policia e Kosovės ka shtuar praninė e saj, por jo edhe tė pjesėtarėve tė Rosu, nėpėr lagjet me popullatė tė pėrzier nė veri tė Mitrovicės, pėr shkak tė incidenteve tė cilat kanė ndodhur kohėt e fundit nė kėtė pjesė tė qytetit.

Qė para mėse njė muaji, pėrfaqėsuesit e komunės sė Mitrovicės nė takimin e Komitetit tė Sigurisė pėrshėndetnin shtimin e masave tė sigurisė nė veri nga Policia e Kosovės dhe EULEX-i, duke theksuar se patrullimet e pėrbashkėta kanė ndikuar edhe nė sigurinė e qytetarėve.

Nga fillimi i kėtij viti, nė veriun e Kosovės tė dominuar nga serbėt e strukturat e tyre paralele kanė ndodhur rreth 30 shpėrthime e incidente tė tjera me armė zjarri. Njė shpėrthim, pa pasoja nė njerėz, ka ndodhur sot nė orėt e mėngjesit nė komunėn e Zveēanit.

HermesNews - ©2013