Video

02/04/2013 17:43:46

Fillon takimi vendimtar ne Bruksel

Ky takim, qė besohet tė jetė 'pėrfundimtari', ėshtė i teti mes kryeministrit serb Ivica Daēiē dhe atij kosovar Hashim Thaēi






BRUKSEL - Njė takim vendimtar mbi normalizimin e marrėdhėnieve mes Serbisė dhe Kosovės ka nisur pak minuta mė parė nė Bruksel, nėn kryesimin e Bashkimit Europian, qė synon nė arritjen medoemos tė njė kompromisi mbi autonominė e kufizuar tė veriut tė Kosovės, ku serbėt kanė shumicėn e popullsisė.

Ky takim, qė besohet tė jetė "pėrfundimtari", ėshtė i teti mes kryeministrit serb Ivica Daēiē dhe atij kosovar Hashim Thaēi nė Bruksel qė prej fillimit tė bisedimeve nė tetor tė vitit 2012.

"Besoj se duhet me doemos tė arrihet njė marrėveshje, edhe pse nuk do tė jetė njė rrugėtim i thjeshtė", deklaroi kryediplomatja europiane, Catherine Ashton, nė njė komunikatė tė bėrė dje. "Nuk duhet ta lėmė kėtė mundėsi tė shpėrdorohet", theksonte ajo.

''Ashtu si gjatė takimeve paraardhėse, Ashton do tė zhvillojė bisedime tė veēanta me dy krerėt e qeverive, pėrkatėsisht asaj serbe, Ivica Daēiē dhe asaj kosovare Hashim Thaēi, para njė takimi tripalėsh'', njoftoi njė zėdhėnėse.

Takimi mund tė zgjasė pėr mė shumė se disa orė, ashtu si ai i fundit, qė pėrfundoi nė mesnatėn e 20 marsit, rrjedhimisht pėrfundimi mbetet ende i paqartė.

Presidenti serb, Tomislav Nikoliē, u shpreh dje pesimist lidhur me arritjen e njė marrėveshjeje, duke paraqitur si shkak qėndrimin ''jo tė gatshėm pėr kompromise'' tė paraqitur sipas tij nga pala kosovare.

''Deklaratat e ardhura nga Prishtina tregojnė qartė mbi qėndrimin e tyre tė pakthyeshėm dhe qė na vendos praktikisht pėrpara faktit tė kryer dhe kėto nuk janė shenja shumė inkurajuese'', theksoi ai.

Dy palėt duhet tė arrijnė akorde mbi organizimin dhe drejtimin e bashkive dhe komunave me shumicė popullsie serbe, kryesisht pėrreth qytetit tė Mitrovicės, nė veri tė Kosovės.

Pjesa mė e madhe e rajonit ėshtė larguar nga kontrolli i Prishtinės, pesė vite pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, tė cilėn Serbia nuk e njeh. Beogradi kėrkon krijimin e njė ''bashkėsie'' komunash me shumicė popullsie serbe qė do tė kishin ''pushtet ekzekutiv'' pėr sigurinė e tyre, pėr policinė dhe drejtėsinė, hap qė deri tani Prishtina e ka refuzuar disa herė.

Thaēi po ashtu ka deklaruar se edhe nė rast krijimi ''kjo bashkėsi komunash nuk do tė kishte nė asnjė moment pushtet ekzekutiv apo legjislativ".

Nėse arrihet pėrfundimisht njė marrėveshje, Serbia shpreson tė marrė njė datė tė saktė pėr hapjen e negociatave pėr anėtarėsimin e Beogradit nė Bashkimin Europian gjatė samitit evropian tė qershorit, ndėrkohė Brukseli duhet tė publikojė njė progresraport vlerėsimi pėr Serbinė nė mes tė muajit prill.

Ndėrsa Kosova, shpreson tė marrė njė sinjal pozitiv lidhur me njė afrim nė tė ardhmen me BE-nė, qė aktualisht duket tepėr i largėt.


HermesNews - ©2013