08/03/2013 18:59:09
Jahjaga dekoron mėsueset e para
Pėr kontributin e dhėnė nė emancipimin e gruas pėrmes arsimimit dhe edukimit tė saj, dekorohen me Medaljen Presidenciale tė Meritave mėsueset e para qė kanė punuar nė Kosovė
PRISHTINĖ - Me rastin e festave tė 7 e 8 Marsit, Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga dekoroi femra tė shquara pėr punėn e tyre nė fushėn e arsimit.
Pėr kontributin e dhėnė nė emancipimin e gruas pėrmes arsimimit dhe edukimit tė saj, dekorohen me Medaljen Presidenciale tė Meritave mėsueset e para qė kanė punuar nė Kosovė.
Nė kuadėr tė kėsaj feste, Presidentja Jahjaga vizitoi nė shtėpinė e saj veteranen e arsimit nė Kosovė, Nadire Dida. Nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Gruas Presidentja Jahjaga vlerėsoi lart punėn dhe angazhimin e madh tė mėsueseve tė para nė Kosovė, qė dhanė kontribut tė jashtėzakonshėm nė emancipimin e femrės nė Kosovė, pėrmes arsimimit dhe edukimit.
Presidentja Jahjaga tha se mėsueset e para, nė mesin e tė cilave edhe veterania e arsimit nė Kosovė, Nadire Dida, gjatė dhe pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, nuk kursyen mundin pėr tė arsimuar gjeneratat e tėra nė Kosovė, dhe posaēėrisht pėr tė zhvilluar dhe avancuar pozitėn e femrės nė shoqėrinė tonė.
Nadire Dida, veterane e arsimit, e falėnderoi presidenten Jahjaga pėr vizitėn dhe pėr kujdesin e shprehur dhe e pėrgėzoi pėr punėn e saj nė pėrfaqėsimin e shtetit tė Kosovės. Gjatė ditės sė sotme, Presidentja Jahjaga priti nė Zyrėn e saj edhe Nexhmije Pagarushėn, artisten e njohur nė Kosovė.
HermesNews - ©2013