Video

01/03/2013 10:56:20

Shpėrthim nė veri tė Mitrovicės

Misioni i BE-sė pėr sundimin e ligjit EULEX, kėtė javė, i ka bėrė thirrje publikut tė ndihmojė nė zbardhjen e sulmeve me granata nė veri tė Kosovės






PRISHTINĖ - Nė veri tė Mitrovicės mbrėmjen e djeshme persona tė panjohur aktivizuan njė mjet shpėrthyes nė dritaren e shtėpisė sė njė qytetari tė komunitetit boshnjak, por fatmirėsisht nuk ka patur tė plagosur.

"Nė momentin e shpėrthimit nė shtėpi ndodheshin shtatė veta, por asnjė nuk ėshtė plagosur", raporton media nga vendngjarja, ku pas incidentit kanė shkuar pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės, tė EULEX-it dhe ushtarė tė KFOR-it.

Misioni i BE-sė pėr sundimin e ligjit EULEX, kėtė javė, i ka bėrė thirrje publikut tė ndihmojė nė zbardhjen e sulmeve me granata nė veri tė Kosovės.

"EULEX-i dhe Policia e Kosovės janė duke punuar sė bashku nė hetimin e kėtyre sulmeve. Gjatė javėve tė fundit pas njė numėr sulmesh tė tilla nė veri tė Kosovės, policia e Kosovės dhe e EULEX-it kanė rritur masat e sigurisė dhe patrullimet, si dhe kanė nisur hetimet", theksohej nė njė komunikatė.

Komiteti i Sigurisė i komunės sė Mitrovicės tė hėnėn vlerėsonte se nė veri tė qytetit mė tė madh verior tė Kosovės gjendja vazhdon tė jetė e tensionuar si pasojė e shpėrthimeve dhe incidenteve tė shpeshta.

HermesNews - ©2013