Video

19/02/2013 13:26:19

Nis sot takimi i 5-te Kosove-Serbi ne Bruksel

Takimet nė kuadėr tė dialogut do tė nisin diku kah mesdita kur, sikur edhe mė parė, Baronesha Ashton do t’i takojė bilateralisht Thaēin dhe Daēiqin, pėr tė vazhduar mė vonė me takimin Thaēi-Daēiq me lehtėsimin e Ashton






PRISHTINĖ - Nė Bruksel zhvillohet sot e nesėr takimi i pestė, i dyti nė 2013-ėn, i kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, me kryeministrin e Serbisė, Ivica Daēiq, nė procesin e dialogut pėr normalizimin e marrėdhėnieve Kosovė-Serbi, nėn kryesimin e BE-sė e mbėshtetur nga SHBA-tė, nė vazhdimėsi tė tre takimeve tė vitit 2012 - tė 19 tetorit, 7 nėntorit e 4 dhjetorit, si dhe takimit tė 17 janarit kėtė vit.

Gjatė qėndrimit nė Bruksel, kryeministri Thaēi do tė zhvillojė takime me Presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy, me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso, si dhe me Pėrfaqėsuesen e BE-sė pėr Politikė tė Jashtme, Baroneshėn Catherine Ashton, ndėrsa me ndėrmjetėsimin e Baroneshės Ashton zhvillohet takimi i Thaēi-Daēiē.

Burimet zyrtare qeveritare nė Kosovė paralajmėronin edhe njė takim mbrėmė nė Bruksel tė kryeministrit Thaēi nė njė darkė pune me Zėvendės ndihmės Sekretarin Amerikan tė Shtetit pėr Evropėn Qendroredhe Jugore, Philip Reeker.

Sipas burimeve qeveritare nė Prishtinė, nė takimet me zyrtarėt e lartė tė BE-sė dhe SHBA-ve, kryeministri Thaēi do t'i prezantojė tė arriturat e Kosovės nė 5 vite pavarėsi, si dhe pėrkushtimin e qeverisė sė Kosovės pėr integrimet evropiane.

Nė mbledhjen e qeverisė dje pasdite, kryeministri i Kosovės tha se edhe nė raundin e ri tė bisdimeve nė Bruksel, “pėrkushtimi ynė, pozicioni ynė, qėndrimet tona do tė jenė shumė tė qarta, pėr zgjerimin dhe ushtrimin e gjithė autoritetet tonė shtetėror nė ēdo cep tė territorit tė Republikės, pėr rend dhe ligj, pėr zhvillim ekonomik, pėr investime socio-ekonomike, qė tė kemi zgjedhje tė lira edhe nė veri, qė tė kemi shpėrbėrjen e plotė tė strukturave tė sigurisė, dhe integrimin e komunitetit serb nė institucione dhe jetėn shoqėrore tė Kosovės”.

“Ėshtė nė interesin e tė gjithėve, qė shtetet tona, shteti i Kosovės dhe Serbisė, tė ndėrtojnė fqinjėsi tė mirė, si parakusht i domosdoshėm pėr evropianizimin e gjithė rajonit, dhe integrimin e dy shteteve tona sovrane nė NATO dhe Bashkim Evropian”, tha Thaēi.
Ai siguroi se, “tė gjitha pėrgjegjėsitė kosovare do tė jenė kushtetuese dhe ligjore”, ndėrsa theksoi se “ne duam tė besojmė se ky proces nėn udhėheqjen e Bashkimit Evropian dhe mbėshtetjen e fuqishme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, do tė pėrmbyllet me njohjet reciproke si dy vende sovrane, nė mėnyrė qė tė pėrmbyllet ai kapitull, ajo periudhė njėqindvjeēare e problemeve dhe konflikteve, dhe tė hapet periudha e njohjes reciproke, e bashkėpunimit reciprok, dhe natyrisht e normalizimit tė plotė tė gjithė rajonit tonė”.

“Hapen diskutimet e rėnda pėr veriun e Kosovės”, ėshtė njė nga kryetitujt sot nė shtypin kosovar, nė raportimet nga Bruksel para takimit mė tė ri Thaēi-Daēiq. Raportohet se kryeministri Thaēi takimet nė Bruksel tė martėn do t’i nisė me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ndėrsa pas kėtij takimi do tė pritet edhe nga presidenti i Kėshillit Evropian, Herman van Rompuy.

“Ky takim do tė jetė njė rast pėr tė shqyrtuar rrugėn e Kosovės nė proceset e integrimeve evropiane. Po ashtu kryetari Barroso me kryeministrin Thaēi do tė bisedojnė edhe pėr dialogun mes Kosovės dhe Serbisė, tė cilin po e lehtėson zėvendėskryetarja e Komisionit dhe pėrfaqėsuesja e lartė Catherine Ashton”, ka paralajmėruar zėdhėnėsja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkilde Hansen.

HermesNews - ©2013